S’i lanë në lokal se ishte plot, shqiptarët bëjnë për spital rojet e sigurisë në Itali

schedule23:02 - 7 Nëntor, 2021

schedule 23:02 - 7 Nëntor, 2021

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi kanë rrahur rojet e sigurisë të një lokali.

Të rinjtë, 22 dhe 23 vjeç tentuan të hynin në një lokal, por për shkak se ishte mbushur plotë dhe për respektimin e rregullave anti Covid, rojet nuk i lejuan.

Kjo ka bërë që shqiptarët të sulmojnë oficerët e sigurisë të cilët u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Një makinë policie që po kalonte në zonë bëri të mundur arrestimin e të rinjve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!