Si kurrë më parë, Ervin Bushati tregon muskujt! Pas 3 djemve, koha për një vajzë?

schedule18:29 - 7 Prill, 2021

schedule 18:29 - 7 Prill, 2021

Jemi mësuar me profilin e tij social dhe të dashur në çdo takim pune apo teksa kalon kohën me familjarët e tij, por nuk do ta kishim menduar se ai do ishte shumë i apasionuar pas crossfit. Gjatë intervistës në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi ai tregoi më shumë për pasionin e tij për palestrën, madje që shkon edhe me bashkëshorten e tij, Jonitën. Me shaka, Ermali tha se Ervini për herë të parë tregon ‘muskujt’ në ekran.

“Crossfit është sfidë e vërtetë dhe më pëlqen shumë. Është i vetmi moment kur unë jam larg telefonit dhe zakonisht e bëj herët në mëngjes para se të dal për në punë. Në fakt jemi dy çifte që e bejmë në mënyrë të rregullt… është edhe kohë në çift ku mund të rrimë bashkë”, tha Bushati.

Ermali e pyet nëse palestra me gruan vërtet është një ‘tmerr’ apo është një legjendë urbane. Deputeti Bushati tha se “është një mrekulli sepse sinkronizohesh. Duke qenë në të njëjtën valë, na bën mirë të dyve”.

Ermali e pyet se cili nga radhët e PS e ka të domosdoshme ta praktikojë, Ervini theksoi se të gjithë duke filluar me Kryeministrin, sidomos Rama. A është koha për një vajzë në familjen e deputetit? “Kështu mendojnë të gjithë se ju duket si proces industrial, tre çuna dhe vazhdon goca”, tha duke qeshur ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!