Si komunikuan shqiptarët gjatë ndërrimit të viteve? “One Albania” tregon shifrat

schedule13:20 - 2 Janar, 2024

schedule 13:20 - 2 Janar, 2024

Mesnatën e ndërrimit të viteve shqiptarët kanë zgjedhur të ndajnë gjithmonë e më shumë gëzimin dhe urimet me të dashurit e tyre përmes telefonit apo medias sociale.

“ONE Albania”, operatori celular që i shërben një në dy abonentëve në vend në orët e para të vitit 2024 ndau  të dhënat sesi komunikuan shqiptarët në ndërrimin e viteve.

Sipas “One Albania” shqiptarët zgjodhën për të komunikuar internetin apo median sociale. Rriten  përdorimin e shërbimeve “data” me 106% duke dyfishuar përdorimin e të dhënave në raport më një vit më parë. Telefonatat ishin më pak të preferuara, por gjithsesi  pësuan një rritje të lehtë prej 5%, krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të shkuar. Krahasuar me një ditë të zakonshme në dhjetor, rrjeti i “One Albania” menaxhoi një rritje të jashtëzakonshme prej 31% në trafikun zanor më 31 dhjetor 2023.

E thënë më thjesht: Plot 10,4 milionë telefonata u kryen në mënyrë të përsosur. Urimet e mesnatës i bënë plot 1.29 milionë përdorues, duke shënuar një rritje prej 16,000 përdoruesish nga viti i kaluar.

Kështu, “One Albania” siguroi që çdo abonent të ndjente dhe ndante gëzimin e këtij ndërrimi vitesh.

Rrjeti i “One Albania” luajti një rol të rol të rëndësishëm edhe për turistët apo emigrantët që vizituan të afërmit në ndërrimin e viteve. Komunikimi Roaming i vizitorëve në vendin tonë shënoi një rritje të pabesueshme prej 76% nga viti i kaluar. Plot 148,000 vizitorë nga 83,400 që numëroheshin një vit më pare përdorën shërbimet Roaming në rrjetin e One Albania.

Drejtori i Përgjithshëm për Teknologjinë i One Albania, Ilir Duka shprehet entuziast për këto arritje duke falënderuar fillimisht ekipin Teknik. Këto të dhëna,- tha Duka na frymëzojnë të vazhdojmë misionin tonë për një shërbim të cilësisë më të lartë teknologjik dhe dedikim ndaj nevojave të abonentëve tanë

Ky vit i ri sipas “One Albania” premton shumë dhe këto shifra tregojnë për një vit që do të jetë i mbushur  me risi dhe kërkesa gjithnjë e në rritje për komunikim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!