Sot është një ditë e madhe për Princeshën e Uellsit, Kate Middleto . Sonte, ajo do të presë një ngjarje të veçantë për Krishtlindje në Westminster Abbey në kujtim të Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa pjesa e dytë e dokumentarit ‘Harry dhe Meghan’ do të shfaqet gjithashtu premierë sot.
Kate do të ketë mbështetjen e familjes mbretërore, me bashkëshortin e saj Princin William në krah, por edhe Mbretin Charles dhe Camilla. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse fëmijët e saj Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis do të marrin pjesë.
Ngjarja e Kate Middleton do të transmetohet në ITV në prag të Krishtlindjeve dhe do të kombinojë modernen me tradicionalen, me këngët e kënduara nga kori i njohur botëror i Westminster Abbey, dhe performanca muzikore dhe lexime nga të ftuar të veçantë.

Kensington Palace tha se do të nënvizonte “përpjekjet vetëmohuese” të njerëzve dhe komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe do të theksonte ” ndikimin e jashtëzakonshëm që mbështetja e njëri-tjetrit mund të ketë për të gjithë ne”. Pallati konfirmoi gjithashtu se ceremonia, e dyta e Kate Middleton, i kushtohet mbretëreshës Elizabeth dhe vlerave që ajo shfaqi gjatë gjithë jetës së saj.
Anëtarët e familjes mbretërore do të jenë në një front të bashkuar disa orë pas transmetimit të pjesës së dytë të serialit të Princit Harry dhe Meghan Markle në Netflix./abcnews.al

