PSG hasi vështirësi të mëdha për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Francës. Koha e rregullt përballë Montpellier përfundoi në barazim 2-2 dhe skuadra e Pochettinos iu fal goditjeve të penalltive për të siguruar kalimin në finale.
Përballë do të ketë Monacon më 19 maj, ndërsa Neymar do të jetë mungesa e madhe. Edhe pse u fut në fushë vetëm në minutën e 86′, sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë pas pesë minutave, plotësoi numrin dhe do të mungojë në finale.
“Luaj 5 minuta, bëj një faull dhe ndëshkohem me karton të verdhë pa u menduar aspak. Faleminderit që më nxore nga finalja. Mendoj se e kishe personalisht”, iu drejtua Neymar arbitrit të ndeshjes në një postim në rrjetet sociale.
29-vjeçarit nuk i ka rënë akoma inati dhe ka kryer një tjetër reagim. “Do doja të futesha në kokën e atij që kanë vendosur rregullat e kartonëve në Francë. Meriton një duartrokitje. Çfarë rrëmuje“, shkruan ylli i PSG-së. /abcnews.al