SHQIPËRI- Projektligji i qeverisë për të asistuar komunitetin LGBTI përballë diskriminimit, ishte pyetja e radhës në sondazhin e ABC News, të publikuar në ‘Zëri i Shqiptarë’.
Nga përgjigjet e të anketuarve duket se kemi një grup të qartë të identifikuar si tolerant ndaj këtij komuniteti. 30.1% e të anketuarve e kanë konsideruar të drejtë pr/ligjin e qeverisë.
Për të cilën sondazhisti Eduard Zaloshnja, nuk përjashton faktin se duke qenë se është një pr/ligj i propozuar nga PS, nga qeveria, edhe përgjigjet e të anketuarve të jenë politike.
Ndërkohë për 42.2 %, projekt ligji konsiderohet i tepruar për vendin tonë, dhe 27.7 % e të anketuarve janë indiferent ndaj çështjes.

Pjesë e sondazhit janë 1107 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, të cilëve iu është dërguar linku në mënyrë krejt të rastësishme, për të analizuar kampionë si në zonat urbane por edhe ato rurale me një marzh gabimi prej 3%./abcnews.al

