Si iu dha fund piraterisë se somalezëve

schedule13:50 - 5 Shtator, 2020

schedule 13:50 - 5 Shtator, 2020

Jo shumë kohë më parë, bregdeti i Somalisë u rrënua nga piratët. Në vitin 2011, u raportuan  237 incidente piraterie pranë Somalisë dhe Gjirit të Adenit (deti që ndan Somalinë dhe Jemenin), më shumë se gjysma e të gjithë incidenteve të tilla në të gjithë botën, raporton CNN.

Piratët shpesh marrin peng ekipet e transportit për të marrë shpërblime. Pirateria somaleze fitoi rreth 6.6 miliard dollarë në 2011 nga aktivitetet ndërkombëtare detare, siguritë detare, sigurimet dhe kostot e tjera.

Disa vite më parë, një grup biznesmenësh dhe gazetarësh danezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar. Ata themeluan një organizatë jo-fitimprurësë të quajtur FairFishing për të “shndërruar piratët somalezë në peshkatarë” dhe për të përmirësuar jetën në Afrikë duke krijuar biznese lokale dhe duke krijuar vende pune, transmeton abcnews.al

Ata nuk ishin vetëm duke parë potencialin e industrisë së peshkimit në Somali. Vendi ka vijën më të gjatë bregdetare në Afrikë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB (FAO) vlerëson se ka potencialin për të peshkuar 200,000 ton peshk në vit, mbi gjashtë herë më shumë sesa të dhënat  e fundit.

‘Pse nuk janë ata peshkatarë?’

“Ideja u krijua 10 vite më parë kur kishte shumë pirateri jashtë Afrikës”, tha Claus Bindslev, bashkëthemelues dhe kryetar i FairFishing. “Ne ishim duke diskutuar pse ata janë piratë dhe jo peshkatarë?”

 

Shpërthimi i luftës civile në 1991, një cunami në 2004 dhe thatësira të rënda çuan në papunësi, veprimtari kriminale dhe pasiguri ushqimore rreth Bririt të Afrikës, shpjegoi Bindslev.

“Të gjithë burrat që ishin peshkatarë morë pjesë në luftën civile,” tha Bindslev. “Prandaj, e gjithë përvoja dhe e gjithë njohuria për peshkimin në komunitetet lokale u zhduk. Pra, ne kemi një brez krejt të ri dhe njerëz të moshuar që nuk dinë asgjë për peshqit.”

OKB ka deklaruar se vlera e eksporteve të produkteve të peshkimit në Somali, shkoi në  15 milion dollarë në 1989, por “lufta civile pengoi rritjen e qëndrueshme të kësaj tregtie”.

Modeli FairFishing

FairFishing operon në dy rajone gjysmë-autonome të Somalisë, Somaliland dhe Puntland. Hapi i parë është shitja e akullit tek peshkatarët, në mënyrë që ata të mbajnë peshkun e tyre të freskët, thotë Bindslev.

“Pastaj çmimi për një peshk është nga 50 cent në 2 $ në stacion dhe midis 4 dhe 6 $ në treg sepse është i freskët dhe i pastër,” tha ai.

 

Organizata jo-fitimprurëse ka deklaruar se po punon me më shumë se 25 biznese peshkimi, të cilat së bashku zotërojnë më shumë se 50 anije dhe 20 dyqane. Një biznes që blen akull nga FairFishing është Berbera Tannery, e cila ka 10 anije dhe më shumë se 70 punonjës. Peshkimi ditor varion midis 850 kilogramë (1,874 paund) dhe 1,300 kilogramë (2,866 paund) dhe akulli e lejon atë të mbajë peshkun të freskët në mënyrë që të shitet në vendin fqinj të Xhibutit, sipas kompanisë.

“Peshkimi është shumë i rëndësishëm,” tha Mohammed Yusuf, drejtori menaxhues i Berbera Tannery. “Peshkimi ka ndihmuar Somaliland duke krijuar vende të reja pune. Të gjitha anijet tona janë të regjistruara në Somali dhe të gjithë peshkatarët tanë janë nga Somalilandi.” FairFishing ofron pajisje dhe zhvillon programe edukative për kuzhinierët lokalë, shitësit e peshkut, peshkatarët dhe gratë shtëpiake, transmeton abcnews.al

Një grant prej 3.3 milion dollarësh nga Bashkimi Europian në vitin 2016 ndihmoi OJF-në të financonte katër stacione bregdetare peshkimi, tre tregje peshqish dhe një anije, i pari i këtij lloji në Somaliland.

Një raport nga Nordic Consulting Group i botuar në Janar 2019 zbuloi se OJF ka ndihmuar rreth 2,000 deri në 3,000 njerëz në industrinë e peshkimit. Ai thotë se të ardhurat mesatare mujore për pronarët e anijeve janë rritur nga 264 dollarë në 2012 në 1,288 dollarë në 2018. Pagat e anëtarëve të ekuipazhit janë rritur  më shumë se 300% në të njëjtën periudhë.

Një rënie e piraterisë

Numri i sulmeve të pirateve pranë Bririt të Afrikës ka rënë në mënyrë dramatike që nga viti 2011, me tetë sulme të raportuara në 2017 dhe vetëm tre në 2018.  Vitin e kaluar, për herë të parë në dy dekada, qeveria somaleze  lëshoi licencat e peshkimit për anije të huaja dhe vendase. Mbi 1 milion dollarë u mblodhën ndërkohë priten investime të tjera në sektorin e peshkimit të brendshëm, sipas Bankës Botërore. Bindslev beson se një industri në rritje e peshkimit e ka bërë piraterinë më pak të kërkuar.

FairFishing shpreson se deri në vitin 2021,  vlera midis peshkatarëve somalezë, shefave të kuzhinës  do të rritet në 10 milion dollarë , thotë Bindslev. “Qëllimi im  është të krijoj paqe dhe biznes me anë të peshkimit,” tha ai. “Kështu mund ti tregojmë botës se ne mund të bëjmë gjëra të mira në vende  të brishta”./so.ba/abcnews.al