Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Si ishte dhe si është”, Rama: Prandaj duhet mandati i 3, askush nuk e mbaron punën përveç nesh

schedule20:03 - 19 Shkurt, 2021

schedule 20:03 - 19 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se Poliklinika e Krujës falë vullnetit dhe punës ka pësuar ndryshim të madh.

Teksa ka publikuar edhe fotografi me anë të të cilave ka bërë krahasime se si ishte gjendja dhe si është transformuar.

“Ja si ishte edhe Poliklinika e Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”, shkruan Rama.

Më tej ai thekson se asnjë tjetër nuk mund t’i çojë në fund projektet e nisura, duke shtuar se kjo është një që kërkon vizion, pasion e vullnet të cilat sipas kryeministrit o i ke o s’i ke.

Statusi:

Ja si ishte edhe Spitali i Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”!

Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Sidoqoftë një gjë është e sigurt: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke.

 

 

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!