“Si ia del të jetosh me prindërit e Olsit?”, Egli Tako i përgjigjet ndjekësit

schedule10:11 - 14 Gusht, 2022

schedule 10:11 - 14 Gusht, 2022

Olsi Bylyku dhe Egli Tako, një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it, marrin gjithmonë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta personale, ndërsa ka zbuluar raportin me prindërit e Olsit.

“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?,”, e pyet ndjekësi. “Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”, shkroi ajo.

Ndërkohë, ajo i është përgjigjur interesit të ndjekësve dhe sa i përket Olsit, pasi është vënë re që ata nuk postojnë kaq shpesh si më parë. ““Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”ka shkruar Egli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!