Nga Bruno Macaes, Politico.eu
Kërcënimi më i madh për Perëndimin nuk është autonomia europiane, por dobësia europiane.
Koncepti i autonomisë strategjike europiane po cilësohet gjithnjë e më shumë si një rrezik për Perëndimin. Europa mbase nuk kërkon më të varet nga Shtetet e Bashkuara – duke u larguar kështu nga aleanca transatlantike, edhe kur Uashingtoni të përballet me Pekinin.
Në fakt e vërteta është e kundërta e kësaj: Perëndimi nuk mund të mbijetojë pa një Europë të fortë.
E ardhmja e kontinentit varet nga dy skenarë: Skenari i parë, aleanca transatlantike do vazhdojë të lulëzojë dhe do të jetë në gjendje të mposhtë kërcënimet që vijnë nga Kina dhe Rusia.
Skenari i dytë-partneriteti perëndimor do të zbehet, duke dobësuar Europën.
Por ekziston një skenar i tretë, sipas ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe dhelprës së vjetër transatlantike Henry Kissinger. Në këtë skenar, bashkësia transatlantike humbet, por SHBA-ja do të mbetet në Europë si një fuqi e huaj, qoftë vetëm për të parandaluar lëvizjen e rivalëve të saj të mëdhenj.
Disa besojnë se kjo tashmë mund të ketë filluar. Filozofi politik dhe historiani Luuk van Middelaar tha: “Në marrëdhëniet tona me Amerikën, ne mund të kalojmë nga statusi i partnerëve në atë të vasalëve. ”
Siç ka deklaruar Pierre Vimont, sekretari i parë i jashtëm amerikan, europianët kanë thënë “jo” atëherë kur ka qenë e nevojshme, raporton abcnews.al
Mungesa e investimeve në mbrojtje dhe ndikimi i pakët teknologjik dhe financiar, i ka bërë ata hezitues ose të paaftë të ndikojnë në llogaritë amerikane. Vimont ka frikë se “koncepti i Europës si një vasal ekziston”.
Në të vërtetë, duket sikur gjithnjë e më shumë qëndrimi i SHBA-së ndaj aleatëve të saj është e kundërta e asaj që ka qenë dikur. Azia dhe Europa kanë ndërruar vendet. Gjatë Luftës së Ftohtë, Uashingtoni nuk ishte i frikësuar për të treguar fuqinë e tij mbi Japoninë, Indonezinë ose Filipinet.
Sot, është Europa që duket si një shesh lojërash, dhe jo si një lojtar. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo e bëri të qartë në vizitën e tij në Paris nëntorin e kaluar, se ajo çfarë shqetëson Uashingtonin është të parandalojë versionin bashkëkohor të një grushti shteti komunist: kontrollin kinez mbi kompanitë e teknologjisë europiane.
Richard Grenell, ish-ambasadori Amerikan në Berlin, tha se SHBA-të mund ta “lejojnë Europën të largohet nga aleanca perëndimore”. Janë disa arsye pse Uashingtoni nuk kërkon t’i kushtojë vëmendje mendimeve ose dëshirave europiane.
Së pari, ndërsa Kina zëvendësoi Rusinë si rivali kryesor i Shteteve të Bashkuara, Europa tani është shumë larg nga qendra e aksionit. Ndërsa Japonia dhe India kanë fituar popullaritet.
Së dyti, siç ka theksuar Vimont, Europa ka humbur kapacitetet ekonomike dhe ushtarake. Nëse Europa rrezikon të kontrollohet nga Rusia ose Kina, kush është në gjendje t’i ndalojë ato? Sigurisht jo europianët.
Së treti, Uashingtoni sot është më i rrezikuar sesa gjatë Luftës së Ftohtë. Bashkimi Sovjetik kurrë nuk kaloi 40 përqind të prodhimit ekonomik të Amerikës.
Kina ka kaluar tashmë 70 për qind dhe hendeku mund të zhduket krejtësisht në më pak se dy dekada. Shfaqja e një rivali të njëjtë do të rezultojë në një Amerikë më pak bujare dhe shumë më merkantiliste.
Në muajt e saj të fundit në detyrë, kancelarja gjermane Angela Merkel duket se është e lodhur nga kjo Europë e dobët dhe ishte gjithnjë e më e përkushtuar për tu bërë thirrje vendeve europiane.
Kur Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua me Presidentin Rus Vladimir Putin në Gjenevë , ajo tha se Europa duhet të ngrejë zërin aty ku siguria dhe prosperiteti i saj janë në rrezik. BE-ja thjesht duhet të dorëzohet duke u bërë e varur ekonomikisht nga një perandori si Amerika. Dhe nëse kjo ditë do të vinte sigurisht një shumicë do të ishte dakord.
Por nuk duhet të krijojmë iluzione: Ky rezultat nuk do të nënkuptojë reformimin e Perëndimit; kjo do të nënkuptojë vdekjen e tij. Në çdo martesë që është në krizë, problemet fillojnë kur çifti zgjedh rrugë të ndryshme.
SHBA duket se po shkon drejt një Luftë të Ftohtë të re, emocionuese. Europa mund të shkojë drejt një perëndimi gjeopolitik.
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al