“Si i lanë tifozët kroatë të kalonin në kufi?”, shkarkohen 7 drejtues policie në Greqi

schedule12:32 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:32 - 8 Gusht, 2023

Ministri i Brendshëm, grek Janis Oikonomou ka deklaruar se pas vrasjes së 29 vjeçarit nga huliganët kroatë janë shkarkuar nga puna 7 zyrtarë të lartë të policisë greke.

Sipas mediave vendase ai i ka cilësuar si të papranueshëm dhe dështim të kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.

Për këtë arsye, ministri vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.

Ndër të tjera në reagimin e tij për ngjarjen, ministri Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!