Si i humbën politikanët shqiptarë lekët në kazino

schedule13:27 - 16 Shkurt, 2022

schedule 13:27 - 16 Shkurt, 2022

Nga Mitro Çela

Rasti, që sipas latinit, është mbret, desh që unë, si demokrat ta nxij zhapën ( pas të 60-ave, lëkura transformohet në zhapë) dhe të laj “mëkatet”, në plazhet e detit Egje. Më saktë. Në Porto Karas. Në hotelin më pesë yje: “Sintonia”.

Hoteli kishte edhe kazino. Për lojtarët e kazinosë, së pari, përgjysmojnë çmimin e hotelit. Së dyti, me 5 euro për t’u future në kazino, mund të hash e të pish pa e vënë dorën në xhep…

Foli Ezmerka:

-Nuk del me humbje kazinoja?!…Pa marrë përgjigje shtoi: Në kazino do të hamë?…

Në vend që ta sqaroja se në kazino nuk shkohet për të ngrenë, por për të luajtur dhe tretur paratë, i tregova një barcaletë. Para ruletit dy mesoburra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Ku t’i vendosin? I pari: “Sa here në javë bën seks me gruan?”… Katër herë… “Unë një më pak.” Pasi i mblodhën numrat, vendosën 7-ën…. Zari qëndroi tek zeroja…”Do kishim fituar, po të mos kishim gënjyer!”

Hoteli kishte dërguar disa oferta për politikanë shqiptarë, miq të kazinosë. Secili prej tyre mund të ftonte një mik. Kur pa emrin tim, bosi grek arsyetojë.

Së pari, politikan i dështuar. Bosi, si grek mendoi: nuk ka vend më të bukur se kazinoja për të mbytur stresin e dështimit në politikë.

Së dyti, dhëndërr 61 vjeçar. Arsyetoi. Mitrua do ketë peshkuar ndonjë vejushe të krimbur më para. Kazinoja është vend perëndije për t’i bërë paratë e prikës rrush e kumbulla.

Së treti, dikush i paska pas treguar se Mitrua duke qënë deputet demokrat, në vitin 1993, kishte firmosur të dilte nga burgu i Bënçës Fatos Nanon, në atë mot i burgosur nga Berisha. Në shënjë respekti, mendoi pronari i hotelit, dhe për të larë borxhin, Nano duhet t’i ketë mësuar Mitros si të bëhet mik i kazinosë…

Gaboi në të tre pikat…

Natën e parë i thashë zonjës: Duhet të shkojmë në kazino. Regjistrimi dhe një lojë ishin të detyruara, sipas paketës turistike. Paguam 10 euro dhe u futëm brenda! U erdhëm makinave vërdall. Biro o Mina! Grekë, rusë, japonezë, turq, arabë. Rraca dhe popuj… Dallon gjë?…Pyeta…Fytyra të vrerosora,-tha zonja ime. Përse?…Hamë. Pimë nga një gotë verë. Hedhim disa evro në tavolinë… Do ta kuptosh vetë arsyen e mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti…

Nxorrëm 100 euro. I ndamë gjysëm për gjysëm. Unë i humba, si trim dhe pa fat, në dorën e dytë. Zonja i shtoi deri në 300 euro. Më shkeli synë. Ia shkela edhe unë…E mori si sinjal për të vazhduar lojën. Pas 20 minuta i humbi të gjitha…

-Pse më le të luaj? Me paratë e fituara blija një palë këpucë?!…

E ngushëllova duke I thënë: -Gruaja me sqimë I humbet paratë o në kazino, ose në dyqan?!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!