Me tone të forta ka folur në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi, i cili ka ironizuar me “paqen” Rama-Meta, cilësuar prej tij si rikthim pas një divorci formal.
Sipas Murrzit, para se të firmoset dhe votohet shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të merret leje te Presidenti njëherë, se mos ai nuk është dakord, pasi sipas tij, kreu i shtetit tha se shtyrja është vetëm me 30 ditë.
Murrizi gjatë fjalës së tij në parlament tha se duhen bërë transparente 2 paketat prej 360 milion eruo që qeveria thotë se ka lëvruar. Sipas Murrizit nëse kjo shifër do ishte e vërtetë atëherë 360 mijë familje shqiptare do merrnin nga 1 mijë euro.
Po ashtu Murrizi ka akuzuar ministren Xhacka për tenderat sekretë. Sipas Murrizit ajo ka bërë 4 tendera sekret për gjëra që nuk ka nevojë të ruhet sekreti.
Sakaq Murrizi theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij thotë se 75 % e tenderave sekret janë 20 % më të lartë se sa vlera ofertuese. Vetëm ministria e Mbrojtjes thotë raporti i Kontrollit të lartë të shtetit, në diferencë mes tenderave normalë, dhe sekretë, ka 10 milion dollarë më tepër abuzim.
Pjese nga fjala e Murrizit:
“Për 2 paketat tuaja thoni se janë dhënë 360 milion euro. Më thoni kujt ja keni dhënë, bëni transparente listën, kush kategori ka fituar? Sepse sipas kësaj llogarie 360 mijë familje shqiptare duhet të merrnin nga 1 mijë euro. Ata janë pjesa që janë pa bukë. Çfarë kujtoni ju se i shpëtojnë qeset tuaja. Jo, jo, qeset janë për të ngrohur xhepat tuaj. Nga shkojnë lekët, këtu tha se nuk bën tendera sekret. Si nuk bën tenderat sekretë?
Ti ka bërë kjo, ministrja e mbrojtjes, si Gazidedja në 97, 4 copë kjo. Tenderin e maskave sekret, tenderin e kiteve sekret, tenderin e mbetjeve spitalore sekret, tenderin e aspiratorëve sekret, tenderin e monitorëve sekret, çfarë ka për sekret këtu?
Do na infektojë armiku? Imperializmi amerikan? Do na i bëj maskat me helm? çfarë thotë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit? E keni lexuar apo jo?
75 % e tenderave sekret janë 20 % më të lartë se sa vlera ofertuese. Vetëm ministria e Mbrojtjes thoitrë raporti i Kontrollit të lartë të shtetit në diferencë mes tenderave normalë dhe sekretë ka 10 milion dollarë më tepër abuzim. S’kemi lek thoni.
Patjetër që nuk keni se 240 milion euro është dëmi ekonomik në vitin 2019 thotë raporti. Nga të ardhurat dhe shpenzimet tuaja.
Unë nuk e di se si mendoni që shqiptarët ti bëni arrest shtëpie kur ata që ishin në burg me leje të këtij kuvendi do jenë deri në gusht në shtëpi, pa i çuar asnjë lekj dhe pa i përkrahur që ata minimalisht të mbajnë familjen me bukë.
Nga dita që keni ardhur dhe deri tani 243 tendera sekret keni bërë. Prandaj unë nuk di që të jetë kaq i mirëmenduar, i kronometruar ky akt për të mbyllur shqiptarët deri në qershor. Ju zonja Spiropali a jeni dakord që shqiptarët të dalin me turne?
Po për bujqësinë a keni menduar të jepni ndonjë kokërr leku?
Ndaj aktet normative që miratohen në këtë parlament dhe anulohen nga i madhënishmi janë më shumë demagogji dhe propagandë. Ju kujtoni se shqiptarët i ka ruajtur kujdesi juaj nga kjo pandemi? Jo jo, dashtë zoti mos të rëndohet situata si në Itali”./abcnews.al