Themeluesja e parë e shkollës shqipe në New York, Kozeta Zylo thotë se u organizuan aktivitete të shumta dhe madhështore për 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Zylo u shpreh se diaspora shqiptare është integruar në SHBA.
“Shkollat shqipe janë hapur në të gjithë lagjet e New York, u zhvilluan shumë aktivitete. Prindërit, nxënësit, dhanë koncert madhështor. Jo vetëm që u zhvillua pranë shkollave shqipe, por pati edhe aktivitetete në të gjithë New York. U zhvilluan aktivitetet të tjera përmes shoqatave të ndryshme. Shqiptarët nderuan flamurin kombëtar. Diaspora shqiptaro-amerikane po lartësohet, është integruar me shumë kulturë në Amerikë. Nuk është hera e parë që ngrihet flamuri këtu në Manhattan. Janë rreth 150 nxënës, duke përmbledhur disa shkolla. Varion nga mosha 3 vjeç deri në moshën 15 vjeç. Nuk është aq e lehtë. Po i bëjmë në klasa të grupuara, në dy grupe, Mësimi shqip bëhet mbas mësimit amerikan”, theksoi ajo./abcnews.al