Këngëtaret shumë të dashura nga publiku, Eneda Tarifa dhe Maya janë kthyer pas në kohë dhe kanë kujtuar si e festonin Vitin e Ri kur ishin në moshë të vogël.
Eneda ka treguar në emisionin “Bardh a Zi” se dhuratat janë elementi që e lidh me Babagjyshin, pasi shkëmbenin fiq, arra, lajthi dhe sheqerka.
Ndërsa, Maya zbuloi se kujton se lanin dhe rregullonin shtëpinë, duke e bërë dritë.
“E vetmja gjë që më lidh mua me Babagjyshin e Vit të Ri, ishin ato pakot që merrnim dhe shkëmbenim me njëri-tjetrin, arra, fiq të thatë, lajthi, sheqerka. Më ngjall atë nostalgji dhe atë ndjenjë aq të bukur që unë do merrja nga ajo pakoja me qese të tejdukshme, që ti shikoje brenda përnjëherë se ça kishte. Ky ishte i vetmi gëzim i atyre kohëve. Ishin të tëra njësoj se ato kishte”, tha Eneda.
“Babagjyshi për mua nuk vinte në Vlorë. Lyenim shtëpinë e rregullonim, e bënim dritë, e pastronim, e bënim dritë”, u shpreh Maya./abcnews.al