Një postim i bërë në Twitter nga Alec Baldwin në vitin 2017 po bën sërish xhiron e rrjetit, pas tragjedisë së ndodhur pak orë më parë, ku vrau aksidentalisht një grua gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Ngjarja e rëndë ndodhi në Santa Fe, New Mexico.
“Pyes veten se si është të vrasësh dikë pa dashje”, shkroi 63-vjeçari katër vjet më parë, duke komentuar një incident ku një oficer policie qëlloi një të dyshuar në Kaliforni. Halyna Hutchins, 42 vjeç, u qëllua teksa punonte në xhirime si drejtore e fotografisë. Ajo u dërgua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra.
I wonder how it must feel to wrongfully kill someone…https://t.co/WE6QsAAXGI
— AlecBaldwin (@AlecBaldwln____) September 23, 2017
Ndërsa regjisori Joel Souza, mbeti i plagosur. Autoritetet vendase thanë se detajet janë të paqarta por po punohet për një hetim të plotë mbi këtë ngjarje tragjike. /abcnews.al