Si është të mbulosh zonat e konfliktit? Ardian Kamberi tregon se çfarë ndodh kur xhirohet aty ku ka tension dhe luftë

schedule18:00 - 18 Nëntor, 2022

schedule 18:00 - 18 Nëntor, 2022

Të transmetosh në një zonë lufte apo aty ku shpesh ka një konflikt të ndezur siç është rasti i Ukrainës apo dhe Veriu i Kosovës, është një moment mjaft i veçantë por po dhe aq i rrezikshëm, pasi jo vetëm gazetari por i gjithë grupi i transmetimit janë përballë një të panjohure, ku nuk e dinë se çfarë e pret.

Shpesh jemi mësuar që në televizion të shohim gazetarin që raporton mbi këto situata, por harrojmë që edhe më e rëndësishme se puna e atij që raporton, është puna e atij që qëndron pas kamerës, operatorit, i cili përmes lupës së kameras sjell për teleshikuesit situatën reale të asaj që është duke ndodhur.

Pikërisht për të folur për këtë realitet, i ftuar në studion e “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka qenë operatori Ardian Kamberi.

Ai ka rrëfyer në studio eksperiencat e ti9j në vendet ku ka patur tension dhe luftë siç është Ukraina apo veriu i Kosovës.

Kamberi tha se në zonat e nxehta shpesh është e nevojshme të ruhet jo vetëm qetësia por edhe të kontrollosh emocionet pasi situata mund të eskalojnë në çdo moment.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë e shtyn atë që të vijojë dhe të xhirojë në zona të rrezikshme, Kamberi tha se është vetëm pasioni.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Ai njeriu që qëndron pas kameras vuan të njëjtat pasoja që vuan edhe gazetari. Cila ka qenë pjesa më e vështirë e kësaj lloj pune?

Kamberi: Së pari më duket çudi se nuk duhet të isha këtu, duhet të isha në anën tjetër. E gjitha është shumë e vështirë, pasi duhet të përballosh përveç vështirësive të situatës edhe emocionet e tua. Në një moment duhet të dalësh në transmetim live në një zonë të rrezikshme, si në rastin e Mitrovicës ku para dy ditësh u kthyem. Aty duket sikur nuk lëviz asgjë për në fakt lëviz gjithçka. Sapo kalon blloqet e urës së Ibrit shikon që aty është Serbi, sipas flamujve të shkruarve nëpër mure, në këtë moment futesh në një situatë emocionale. Si në Ukrainë dukej sikur nuk ndodhte asgjë, por shkëmbeheshe gjithë kohës me automjete ushtarake.

Karadaku: E diskutuam këtë herë në veri të Kosovës, shpesh përpiqemi të bëjmë më të mirën që shikuesi të shohë përmes ekranit atë që nuk ka mundësi të shohë.

Kamberi: Ishte një qetësi e rreme, duhet të rrish aty që ta shikosh. Vështrimet jo shumë miqësore, thjeshtë fakti që në territorin e Kosovës je i rrethuar nga një atmosferë serbe.

Karadaku: Jo më larg se dje kemi rastin e një kameramani që është rrahur.

Kamberi: Shumë mirë mund të jesh ti në vendin e këtij kolegu. Në atë moment ishte ai, por mund të ishte kushdo.

Karadaku: Pse e rrezikon?

Kamberi: E para është pasion, je brenda kësaj adrenaline dhe nuk del dot. E dyta se të pëlqen. Në fund të fundit ke marrë përsipër një mision që do ta çosh deri në fund. Në fund është edhe punë, por pa dy të parat se bën dot.

Karadaku: Ke kaq vjet në këtë profesion, më shumë se tre dekada, ajo që pyetet në këto raste është pse vazhdon ta bësh?

Kamberi: Sinqerisht unë ndjehem mirë. Shpesh herë jo më larg se herën e fundit që ishim, gati 17 orë në terren. Dolëm në 6 të mëngjesit dhe jemi futur në 11 të darkës brenda. E do këtë punë dhe e bën. Mund të flasim për pagesat, por po nuk e deshe nuk e bën.

Karadaku: Vazhdimisht dalin operatorë të rinj, nuk shoh në Shqipëri të ketë një lloj trajnimi të veçantë për ata që duan të punojnë operatorë, apo të bëjnë këtë që bën ti. Ka nevojë të bëhet?

Kamberi: Unë mendoj që po. Duhet të ketë një trajnim të veçantë edhe nga pikëpamja ushtarake, do një disiplinë të caktuar, duhet të reagosh shumë shpejt ndaj situatave, për të cilat mendoj se kanë nevojë për një trajnim.

Karadaku: Materiali i fundit që kemi punuar bashkë, një nga pjesët më të bukura të punuar nga ty dhe nga Visari, keni nxjerrë një produkt interesant që ka të bëjë me veriun. Jemi përpjekur ta japim artë imazh ashtu siç e shohim ne.

/Taulant Halili/ Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!