Si është gjendja e pacientëve në 2 spitalet COVID ku trajtohen 102 pacientë

schedule10:44 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:44 - 16 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm njoftoi së në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë.

Sipas Ministrisë 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Rritet numri i të infektuarve, 99 raste të reja

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Lexo edhe: E FUNDIT/ 3 persona humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!