Vendimi i gjykatës për të liruar sërish të gjithë protestuesit e arrestuar, përfshirë edhe ata që akuzohen se rrezikuan jetën e gazetarëve, protestuesve dhe efektivëve të policisë, ishte pjesë e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News.
Sipas të dhënave, 42.0% e pjesëmarrësve janë shprehur se gjyqësori duhet të jetë vetëm një nga pushtetet dhe jo mbi pushtetet e tjera.
Ndërkohë, 39.5% mendojnë se gjykatat tashmë janë bërë pjesë e lojërave politike, çka tregon një nivel të lartë mosbesimi ndaj sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij.
Vetëm 18.5% e votuesve e konsiderojnë vendimin si veprimin e duhur, duke argumentuar se protestat janë aktivitete të ligjshme .
Kampioni për këtë sondazhi është 1142 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë përllogaritet në +/- 2.9%.


