Bosi i një perandorie të madhe kokaine u arrestua pasi postoi një fotografi të tij duke pirë birrë në një aplikacion sekret të mesazheve që monitorohej nga policia.
Leon Atkinson drejtoi një bandë të përfshirë në pazare droge me vlerë 9 milionë paund në vetëm 3 muaj, tha policia e Mançesterit.
41-vjeçari u kap kur detektivët arritën të gjurmonin mesazhet në rrjetin EncroChat të përdorur nga “tregtarët.”
Antkinson nga Wigan u burgos për 15 vjet nga Gjykata.
Ai dhe katër të tjerë pranuan një sërë veprash, duke përfshirë furnizimin me kokainë të klasit A dhe pastrim parash.
Komploti u zbulua pasi detektivët depërtuan në sistemin e komunikimit si pjesë e operacionit Venetic.
Atkinson u identifikua si kreu i bandës kur i dërgoi fotografinë të realizuar në kopshtin e tij në Angli, një anëtari drejtues të një bande tjetër droge, shkruan BBC.
Mesazhet zbuluan se si banda e Atkinson po organizonte blerjen dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës me një tjetër anëtar të bandës Abdul Ghafar, 46 vjeç.
Organet e ligjit pranuan se “Kjo ishte një bandë jashtëzakonisht e sofistikuar droge që shpërndante në mënyrë efektive sasi masive kokaine në të gjithë veriperëndimin.”/abcnews.al/