Astrit Fazliu, sulmueis i Dritës, i cili në Superiore është aktivizuar me Partizanin dhe Flamurtarin, ka treguar në rrëfimet e karantinës, për “GazetaBlic Sport”, një ngjarje të veçantë që i kishte ndodhur kur ishte pjesë e “demave të kuq”. E gjitha lidhe me pasaportën, para një ndeshjeje të Europa League.
“Kishim një ndeshje shumë të rëndësishme në Europa League, ndaj Stromsgodset në Norvegji. Klubi na kishte këshilluar që të shikonim afatin e pasaportave tona, por unë isha i bindur që nuk kishte mbaruar afati dhe nuk e shikova fare. Tre ditë para se të nisemi për atje, e shikova pasaportën dhe e kuptova që më kishte skaduar.
Nuk e dija si t’ua tregoja në klub, për faktin se ata na kishin paralajmëruar paraprakisht. Vendosa t’i tregoja një zyrtarit të klubit, ndërsa ai ia përcolli mesazhin presidentit (Gaz Demi), i cili u ‘hallakat’ pak. Ajo që ndodhi më pas ishte fantastike. Fillimisht, pas një bisede me autoritetet në Kosovë, presidenti ma siguroi pasaportën brenda një dite dhe unë fitova të drejtën e udhëtimit.
Shpërblimi nga ana ime nuk vonoi, në ndeshjen në Norvegji shënova golin e vetëm për skuadrën tonë dhe mendoj se e mbulova atë gabimin procedural”, tregon Astrit Fazliu, i cili në Superiore me Partizanin u aktivizua për dy sezone, kurse më pas provoi një eksperiencë tjetër me Flamurtarin në Vlorë. /abcnews.al