Si e shkatërroi themeluesin e “Helmetave të Bardha” lufta e dezinformimit në Siri

schedule11:04 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:04 - 27 Tetor, 2020

Nga Martin Chulov, The Guardian

Në nëntor 2019, James Le Mesurier, bashkëthemeluesi britanik i Helmetave të Bardha, vdiq në Stamboll. Çfarë çoi në vdekjen e tij?

Me 11 nëntor 2019 në Stamboll, një trokitje e fortë zgjoi nga gjumi Emma Winberg. E përgjumur, u ngrit, veshi një palë pantallona, ​​ dhe më pas vrapoi në kuzhinën ngjitur. “James nuk ishte atje,” tha ajo.

Winberg mezi e kishte zënë gjumi pas një nate me shqetësime. Ndërsa po largohej, rreth orës 4.30 të mëngjesit, ajo pa të shtrirë  burrin e saj, James Le Mesurier.

James 48 vjeç, ishte një bashkëthemelues i Helmetave të Bardha, një organizatë kushtuar shpëtimit të civilëve të kapur në luftën Siriane. Besimtarët që kishin qenë duke shkuar për lutjet e mëngjesit në xhaminë aty pranë Kılıç Ali Paşa tani u mblodhën në heshtje rreth trupit të një të huaji të shtrirë në një korsi me kalldrëm.

Winberg u pengua nëpër shkallë dhe hapi dyert kur pa pesë policë që po shkonin drejt saj. Ajo mori një batanije për ta mbuluar. Winberg e përshkroi si momentin më të keq të jetës së saj.

Lajmi për vdekjen e Le Mesurier u përhap shpejt; u përhap kudo në Stamboll dhe Sirinë veriore. Londra dhe Moska, ku ai ishte edhe më i njohur, u raportuan për vdekjen e tij 2 orë më vonë. Zyrtarët e lartë në të dy kryeqytetet, përfshirë Boris Johnson, u informuan para mëngjesit; ky ishte një lajm global.

Johnson ishte takuar me Le Mesurier në Turqi, si ministër i jashtëm në 2014 dhe ishte një mbështetës i punës së tij.

Që nga fundi i vitit 2013, Le Mesurier kishte ndihmuar në koordinimin e ekipeve të vullnetarëve në Sirinë veri-perëndimore, ku ndodheshin shumica e atyre që kundërshtuan udhëheqësin e vendit, Bashar al-Assad, transmeton abcnews.al.

Rajoni ishte mbrojtur nga shpëtimtarë të mbështetur nga shteti, dhe kështu, nga dëshpërimi, njerëzit lokalë – mësues, marangozë dhe civilë të tjerë  kishin filluar të organizoheshin në grupe për të ndihmuar në gjetjen e anëtarëve të familjeve dhe fqinjëve nga pasojat e sulmeve ajrore.

Disa nga shpëtimtarët kishin kërkuar ndihmë nga një organizatë humanitare me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ark, për të cilin Le Mesurier ka punuar.

Pas një dekade në Lindjen e Mesme, ai ishte zhgënjyer me kompanitë e huaja të sigurimeve me buxhet të madh, nga të cilat ai mendoi se u pasuruan të huajt dhe jo  vendasit.

Puna e shpëtimtarëve civilë sirianë dukej se ishte një gjetje e përsosur. Kështu që Le Mesurier kërkoi të realizonte vetë projektin dhe u zhvendos në Turqi, transmeton abcnews.al.

Le Mesurier, i cili kishte shërbyer si kapiten në ushtrinë britanike gjatë viteve 1990, ka ndihmuar në trajnimin e ekipit shpëtimtar vullnetar dhe sigurimin e fondeve ndërkombëtare për punën e tyre. Në fillim të vitit 2014, ai krijoi “Mayday Rescue” një fondacion për të mbledhur ndihma për ekipet e shpëtimit dhe ky ishte fokusi i tij për pesë vitet e ardhshme.

Emma Winberg, bashkëshortja e Le Mesurier në shtëpinë e saj në Amsterdam

Helmetat e Bardha, filluan të përdorin kamera të montuara në kokë për të regjistruar atë që ndodhte. Imazhet e vullnetarëve sirianë me helmeta të bardha, me maska ​​gazi që kërkonin nëpër rrënoja për të shpëtuar jetë, bënë bujë në të gjithë botën.

Në kulmin e saj, organizata po financonte 200 ekipe në të gjithë Sirinë, gjithsej 4,000 shpëtues dhe mjekë. Gjithashtu kishte kamionë shpëtimi, ambulanca dhe pajisje gërmimi.

Britania Danimarka, Gjermania Holanda, Katari dhe Kanadaja dhuruan një total prej rreth 30 milion dollarë në vit, pasi  mijëra njerëz në veri-perëndim të Sirisë u bombarduan nga avionët sirianë dhe rusë. Nga mesi i vitit 2015, rreth 500,000 njerëz u vranë gjatë  konfliktit.

Këto shifra u rritën kur sulmet ajrore ruse u intensifikuan në fund të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet.

Puna e Helmetave të Bardha  mori vlerësime globale. Organizata  u emërua disa herë për çmimin Nobel të Paqes.

Në vitin 2016, Le Mesurier u vlerësua me një OSBE “për mbrojtjen e civilëve në Siri”.

Dokumentari i Netflix, Helmetat e Bardha,  ka fituar Oskar. Por ndërsa fama ndërkombëtare e organizatës u rrit, ajo gjithashtu krijoi armiq të fuqishëm që synonin të shkatërronin reputacionin e saj dhe të sulmonin njerëzit që qëndronin pas saj.

Disa vite para vdekjes së Le Mesurier, ai dhe Helmetat e Bardha ishin bërë fokusi i një fushate keqinformimi në internet të udhëhequr nga zyrtarë rusë dhe sirianë dhe nga blogerë pro-Asadit.

 

James Le Mesurier gjatë stërvitjeve dhe trajnimeve në pjesën jugore të Turqisë në 2015.

Nga shtatori i vitit 2015, kur Rusia hyri në luftë për të shpëtuar Asadin nga disfata, u shtuan sulmet me bomba në zonat civile.

Imazhet e burrave, grave dhe fëmijëve që pësuan lëndime të tmerrshme i hodhën poshtë gënjeshtrat ruse dhe siriane se fushata e tyre për të rimarrë provincën Idlib dhe rrethinat e Damaskut synonte vetëm terroristët islamikë dhe simpatizantët e tyre. Në vend të kësaj, siç treguan videot, ata po bombardonin zonat civile pa dallime.

Ndërsa lufta përparonte, pjese e Sirisë veri-perëndimore u bë një magnet për ekstremistët që ishin të  vendosur të përdorin kaosin për të nisur një luftë globale.

Së shpejti, pretendimet e tyre u publikuan kudo  në internet se Helmetat e Bardha ishin infiltruar nga al-Kaeda.

Kishte gjithashtu akuza se grupi ishte krijuar nga qeveritë, e vendosura për të hequr Asadin nga pushteti dhe se vullnetarët e Helmetave të Bardha ishin “aktorë ” duke inskenuar skena për të diskredituar Rusinë dhe Sirinë.

Qëllimi ishte përmbysja e ekosistemit mediatik me gënjeshtra që kërkonin të prishnin besimin midis mbështetësve, veçanërisht qeverive donatore.

Dhe në fakt pësoi një dëm, si për reputacionin e Helmetave të Bardha ashtu edhe për moralin e vullnetarëve dhe mbështetësve të tyre. Në 2018,  Le Mesurier, pranoi se kishte një ngarkesë në rritje dhe  stres të madh për sa i përket fushatës së dezinformimit.

Në vitet e fundit, gjeopolitika e konfliktit sirian dhe vetë natyra e luftës u bënë më sfiduese se kurrë. Siria Veri-Perëndimore u bë këndi më i populluar. Disa grupe islamike ishin vendosur atje. Çështja ishte se kush kontrollonte Idlibin – rajoni ku ndodheshin Helmetat e Bardha.

Gjatë gjithë vitit 2019, diplomatët që ishin pjesë e organizatës janë përballur gjithnjë e më shumë me pyetje nga politikanët se si dhe ku po shpenzoheshin paratë. Çdo qindarkë e fondeve të donatorëve duhej të llogaritej, dhe kishte shqetësime se “Mayday” nuk kishte sisteme dhe struktura adekuate për të ruajtur skedarët në rrjedhat e shumta të financimit dhe llogarive të e saj.

 

Anëtarët e Helmetave të Bardha,të cilët kërkojnë për të mbijetuar pas një sulmi ajror në një lagje të kontrolluar nga rebelët në periferi të Damaskut në 2016

U kërkua një auditim  nga krahu i qeverisë britanike, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DfID) në fund të vitit 2018, dhe u dorëzua në qershor 2019.

Më 7 nëntor, katër ditë para se të vdiste, ai u ul të bisedonte me  një ekip të ri auditorësh. Ai u largua nga frika se mos kishte humbur kontrollin e fondacionit Mayday Rescue. Në mendjen e tij, ishte fakti se gjithçka që ai kishte punuar kaq shumë ishte gati të përmbysej.

Më keq akoma, reputacioni i fondacionit të tij dhe Helmetat e Bardha, duket se ishte në rrezik. Ai kishte frikë se historia mund ta gjykonte atë si njeriun që shkatërroi trashëgiminë e tyre dhe rrezikoi ndihmën për sirianët. Pasi Le Mesurier vdiq, miqtë, familja dhe policia turke hodhën hipotezën se ishte një vetëvrasje, dhe presioni u bë më i fortë.

Jeta dhe vdekja e James Le Mesurier është historia e një njeriu që u bë një rrufepritëse në një luftë të konfliktit sirian – dikush që ndihmoi në ndërtimin e një prej grupeve më ikonë të luftës dhe padashur u bë një figurë qendrore në një botë globale ku lufta e informacionit u zhvillua mbi rrënojat e një rendi botëror që po shkatërrohej, transmeton abcnews.al

Është gjithashtu një histori sesi u shemb një fondacion që zhvilloi një nga ndërhyrjet më të suksesshme të ndihmës dhe bashkëpunimit në kohët e fundit dhe si, në ditët e tij të fundit, Le Mesurier u zhvesh nën peshën e pretendimeve që më vonë do të rezultonin se ishin të rreme.

Vrieswijk, një holandez 62 vjeçar ishte punësuar nga zyrtari kryesor  i Mayday Rescue, Johan Eleveld. Ata ishin alarmuar nga një email i dërguar nga Le Mesurier disa ditë para vdekjes së tij, në të cilin ai foli për disa çështje financiare që ishin diskutuar gjatë një takimi me Eleveld dhe firmën e auditimit.

Më 7 Janar 2020, Vrieswijk u takua me Eleveld në Roterdam dhe më 12 Janar ata udhëtuan në Stamboll me një biznesmen tjetër holandez, Rob Van Eck. Në të dy takimet, Vrieswijk foli për disa shqetësime rreth financave të Mayday. Ato buruan pjesërisht nga gjetjet paraprake të një vlerësimi  të paraqitur në Le Mesurier në nëntor nga auditori Holandez SMK – në atë takim fatal katër ditë para vdekjes së tij e cila u përmblodh më vonë në  procesverbal.

Vlerësimi ngriti pyetje në lidhje me një numër transaksionesh dhe identifikoi disa fusha shqetësuese në llogaritë e Mayday. Sipas Vrieswijk, Eleveld ngriti pyetje të tjera përveç atyre të mbuluara nga SMK.

Nga fondi i Mayday janë tërhequr para dhe janë përdorur për qëllime personale dhe nëse akuzat, vërtetohen, do të ishin shkatërruese për Mayday dhe dëmtuese për qeveritë donatore, të cilët deri në fund të vitit 2019, mbështesnin fondacionin dhe thellësisht Helmetat e Bardha – pavarësisht nga dezinformimi rreth punës së grupit.

Jo shumë kohë para se të vdiste, Le Mesurier ndihej i dëshpëruar rreth akuzave. Ndërsa auditimi i qershorit të vitit 2019, i kryer me kërkesë të DfID, kishte rekomanduar se duhej të kishte kontrolle më të rrepta të kontabilitetit dhe qeverisjes dhe se nuk kishte asgjë për tu frikësuar se  e ardhmja e Mayday mund të rrezikohej. Takimi me SMK, auditorët holandezë, në vitin 2019 ngriti pikë pyetje në lidhje me tërheqjen e parave, pozicionet e taksave dhe marrëveshjet e granteve, por nuk dha të dhëna zyrtare.

Sidoqoftë, ishte kjo pikërisht që tronditi Le Mesurier.

Një transaksion kishte mbetur i pazgjidhur që nga kontrolli i qershorit dhe u diktua përsëri nga SMK në nëntor: 50,000 dollarë cash që Le Mesurier kishte tërhequr nga kasaforta e Mayday në korrik 2018, për të mbështetur dhe për të evakuuar deri në 400 anëtarë të Helmetave të Bardha dhe familjet e tyre nga Siria e Jugut në Jordan.

Në një javë para Krishtlindjeve, Winberg mori një letër nga avokatët e Mayday, duke e akuzuar atë për “pasuri paligjshme në kurriz të fondacionit”.

Sipas të dhënave, Winberg kishte tërhequr 55,000 dollarë në qershor dhe korrik 2018 dhe nuk i ktheu ato.

Një organizatë e financuar nga kaq shumë qeveri, secila përgjegjëse para politikanëve të vet, ishte mjaft komplekse. Shtoni një seri transaksionesh që mund të jenë të parregullta dhe kjo mund të ketë implikime për të ardhmen e ndihmës në Siri, transmeton abcnews.al

Më 21 janar, mes hetimeve nga Vrieswijk dhe Grant Thornton, grilat në Mayday Rescue u mbyllën.

“Donatorët  më thanë se askush prej tyre nuk do të mbështeste më Mayday”, tha Vrieswijk. ”

Një nga gjërat e para që Vrieswijk shqyrtoi ishte humbja e 50,000 dollarëve dhe akuzat për tërheqje të tjera ishin për përdorim personal.

Ndërsa dezinformimi dukej i kontrollueshëm, çështjet e menaxhimit në Mayday Rescue po shtoheshin. Fondacioni ishte rritur shpejt dhe po merrte miliona fonde nga donatorët çdo muaj. Nga mesi i vitit 2018, kur financimi i donatorëve arriti kulmin, ishte e qartë se Mayday kërkonte mbikëqyrje financiare më të fuqishme dhe se ekipi i tij ekzekutiv duhej zgjeruar. Eleveld u punësua nga Le Mesurier në gusht 2018 për të ndihmuar në arritjen e kësaj.

Por problemet vazhduan. Kishte vonesa në raportimin e granteve dhe vonesa në lidhje me sigurimin e pajisjeve për Helmetat e Bardha dhe pagesat e furnizuesve.

Për më tepër, pagat e Mayday ishin më të larta se standardet e industrisë. Puna në Turqi nuk ishte aq e fuqishme si më parë, pasi qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan u bë më pak tolerante ndaj organizatave të huaja, duke detyruar disa prej tyre të mbyllen. Megjithëse Ankaraja mbështeste opozitën anti-Asad, kishte dyshime për shkak të dështimit të  tyre në mënyrën e organizmit.

Në nëntor 2019, Le Mesurier ishte i rraskapitur dhe emocionalisht i dobët.

Disa javë pas vdekjes së burrit të saj, Winberg, atëherë në arrest shtëpiak, qëndroi në shtëpinë e tyre.

 

 Homazhi i Emma Winberg për burrin e saj të ndjerë, në shtëpinë e saj në Amsterdam

Fotot në kornizë të Le Mesurier ishin rreth e rrotull.

Megjithëse ishte ende zyrtarisht e dyshuar për vdekjen e Le Mesurier, Winberg u lejua të largohej nga Turqia për të marrë pjesë në varrimin e tij në 27 dhjetor 2019.

Në fund të janarit 2020, Winberg mori një telefonatë nga avokati i saj turk, i cili e informoi atë se ajo nuk po hetohej më për vrasje dhe ajo ishte e lirë të largohej përgjithmonë. Winberg u zhvendos në Amsterdam.

Ndërsa Winberg po përpiqej të rifillonte jetën e saj, Vrieswijk po vazhdonte  hetimin e financave të Mayday. Nga mesi i marsit, ai kishte filluar të dyshonte në përrallat e mashtrimit dhe vetë-pasurimit që kishte dëgjuar kur mbërriti për herë të parë në Stamboll. “Gradualisht u bë e qartë se këto akuza nuk mund të ishin të vërteta,” tha ai.

“Ne  vërtetuam se çdo qindarkë që ishte shpenzuar,  ishte e justifikuar,” shtoi ai.

Përshtypja ime për James dhe Emën ndryshoi totalisht. Në fund, ishte e qartë se as Ema, as James, ose ndonjë nga stafi nuk kishin marrë para.

Pikëpamja e Vrieswijk u vërtetua pasi përfunduan hetimet rreth raportit nga Grant Thornton, që u dorëzua në maj të vitit 2020, i cili nuk gjeti prova të keqpërdorimit të parave.

Pra tërheqja e parave nga James Le Mesurier dhe Emma Winberg ishin të justifikuara. Sidoqoftë, raporti gjithashtu vuri në dukje “boshllëqe të konsiderueshme në organizimin administrativ dhe kontrollit të brendshëm të Mayday” dhe “identifikoi transaksione të konsiderueshme parash që nuk janë regjistruar (plotësisht).

I pyetur në gusht për t’iu përgjigjur rreth zbulimeve  të raportit Grant Thornton tha,  “Qeveria e MB ka pezulluar marrëveshjet e saj të financimit me Mayday Rescue dhe pas një hetimi të pavarur nuk u zbuluan prova të një mashtrimi apo keqpërdorimi të  fondeve të MB.

Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen e saj për Helmetat e Bardha dhe aktivitetet e saj të kërkim-shpëtimit në Siri, e cila ka shpëtuar qindra mijëra jetë ”. .

Nga gushti, kontrata e Eleveld me Mayday mori fund.

Në gusht, Mayday Rescue u shpall e falimentuar dhe u shpërbë zyrtarisht. Ndërkohë, Helmetat e Bardha kanë siguruar fonde të drejtpërdrejta nga SHBA-ja., Kanadaja dhe disa qeveri europiane dhe po vazhdojnë punën e tyre.

“Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe trajnimin që Mayday, dhe të gjithë partnerët tanë, na dhanë gjatë këtyre viteve,” tha Saleh. “Ata na kanë ndihmuar të rritemi dhe të bëhemi një organizatë e fortë dhe e qëndrueshme, që do të thotë se tani jemi në gjendje të bashkëpunojmë me donatorë ndërkombëtarë.”

Në Siri, konflikti vazhdon, me Rusinë dhe Iranin që e kanë shpallur Asadin fitues në fushat e betejës dhe e kanë lejuar atë të pretendojë se ka fituar.

Gjendja në  Idlib është jashtë kontrollit, me njerëz të vrarë, të bombarduar nga aeroplanët luftarakë nga lart dhe të kërcënuar nga grupe të luftëtarëve në tokë.

Më shumë se gjysma e popullsisë para luftës ndodhet brenda vendit, ose në kampe përtej kufijve të vendeve fqinje.

“Unë kurrë nuk kam parë një ngjarje të tillë, ku u përpoqën kaq shumë veta të bënin mirë dhe në fund u shkatërruan”, tha një burim i njohur për raportin e Grant Thornton. “Gjithçka që u prek nga ky konflikt përfundoi e shkatërruar.”  /Përktheu Sonila Backa- abcnews.al