Si e sfidoi sëmundjen e keqe, Vialli publikon librin me histori frymëzuese

schedule22:55 - 17 Maj, 2020

schedule 22:55 - 17 Maj, 2020

Gianluca Vialli ndau me të gjithë një lajm fantastik pak kohë më parë. Ish-sulmuesi i njohur italian, fitoi “ndeshjen” më të rëndësishme të jetës, duke mposhtur sëmundjen e keqe të pankreasit. Italiani ka vendosur të shkruajë një libër, me synim për të ndihmuar njerëzit të mos dorëzohen kurrë.

17 muaj luftoi Vialli me kancerin dhe testet e fundit të bëra pas dy seancave të kimioterapisë, konfirmuan lajmin e shumëpritur. Tregime frymëzuese për të ndihmuar në trajtimin e sfidave të jetës, quhet titulli i librit që është publikuar sot.

I dua tregimet inspiruese, kur ato janë reale dhe emocionuese, sidomos kur kanë të bëjnë me sportistë të shquar”, nis Vialli prononcimin e tij për BBC. “Shpresoj që 90+1 tregimet e mia të jenë të dobishme për lexuesit.

 

Vialli duke festuar me trofeun e Champions League me Juventusin (1996)

Uroj që këto histori të frymëzojnë sa më shumë persona që të zgjedhin rrugën e duhur dhe të përballen me atë që po u ndodh. Mundohem t’u them njerëzve që nuk e shoh kancerin si një luftë, por si një udhëtim me një shoqërues të padëshiruar, me shpresën që do të më lërë vetëm të vdes në pleqëri.

Kjo është qasja ime. Bëhet fjalë për një udhëtim dhe në fund të tij mund të gjesh veten një person më të mirë. Besoj se i takon ekipit mjekësor që të kujdeset për ju, për rastin tim ata ishin fantastikë. Nëse mendon pozitivisht, i bën gjërat si duhet dhe mendon si duhet, atëherë mund të marrësh shumë përfitime nga terapitë që bën.

Unë kam qenë sportist, jam përballur me shumë dëmtime dhe ky ka qenë avantazhi që kam patur në këtë rast. E di që gjithçka kalon dhe asgjë nuk është e përhershme. Përdora mentalitetin tim për të kapërcyer gjendjen fizike, por e di që udhëtimi nuk ka mbaruar ende“, thekson ish-lojtari i Sampdorias, Juventusit dhe Chelseas, aty ku luante dhe mbante postin e trajnerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!