Si e ka ndryshuar koronavirusi mënyrën si komunikojmë?

schedule10:57 - 10 Prill, 2020

schedule 10:57 - 10 Prill, 2020

Nga Tiffanie Wen BBC

Që nga goditja e krizës nga koronavirusi, unë jam befasuar me sa thirrje telefonike dhe video kam bërë dhe marrë. Javën e kaluar unë kisha caktuar takime në FaceTime, konferenca me video që vazhdonin për një orë ose më shumë, diçka që nuk e kisha bërë që kur isha i ri.

Me qindra miliona njerëz në izolim në të gjithë botën, telekomunikacioni po rritet. Njerëzit janë lidhur me njëri-tjetrin përmes FaceTime, ndërsa punojnë për projekte të ndara.

Por cili është ndikimi tek ata që nuk janë mësuar të bisedojnë në këtë mënyrë? Si mund ta menaxhoni situatën nëse jeni një nga këta persona?

1.Të shpëtohesh nga ekrani

 

Në rrethana të zakonshme, ne priremi të shkojmë tek familja apo miq për të kërkuar ndihmë, thotë Ami Rokach, një psikolog dhe ekspert i vetmisë, në Toronto. Në kushtet e izolimit, ne priremi t’i drejtohemi videove për të kërkuar ndihmë.

Ai thotë se në kohën e pandemisë, të gjithë kemi diçka të përbashkët për të cilën mund të flasim dhe kjo na lidh.

“Edhe nëse e ke neglizhuar komunikimin me video ndër vite, është e qartë se tani njerëzit do të flasin me ty nëse do të ngresh telefonin. Për shkak se po bëjmë diskutime më të thella, ndihemi më të lidhur me personin me të cilin flasim.”- tha ai.

Por për disa, komunikimi me telefon është shqetësues. Unë përfundimisht kam qenë në ankth nga kalimi i komunikimit nëpërmjet videove. Forcoja veten për të bërë video kur e kisha të detyrueshme dhe i shmangia ato që nuk ishin të domosdoshme. Tani bëj shume telefonata në javë dhe ndihem komfort.

“Ankthi në telefon është rezultat i çrregullimit të ankthit shoqëror, i cili është një nga çrregullimet më të zakonshme të ankthit,” thotë Jean Kim, një asistente klinike e psikiatrisë në Universitetin George Ëashington, e cila ka shkruar për fobinë nga telefoni. “Karakterizohet nga njerëzit që ndjejnë frikë në situata sociale; ata kanë mendime automatike negative dhe janë vetë-kritikë. ”

2.Jo të gjithë duan t’i përgjigjen telefonatës

 

Ka nga ata persona që po fillojnë të refuzojnë të gjitha thirrjet, sepse prisnin që stili i ri i komunikimit të vinte me parametra të përcaktuara.

Teresa Lynn Hasan-Kerr, një mësuese e Anglisë në Marok, e konsideron veten një introverte dhe e urren të flasë në telefon ose përmes videove. Ajo nuk i pëlqen fjalimet e vogla të bezdisshme, pauzat në internet kur wi-fi ngadalësohet. Por puna në shtëpi e ka detyruar të përshtatet disi pavarësisht se i duket sikur jeta e saj private është cënaur disi.

3.Përshtatuni

Profesoresha e psikiatrisë, Kim, sugjeron se një strategji për njerëzit që kanë është që të përcaktojnë kohën specifike për aktivitete, siç janë bisedat telefonike dhe videot. Ajo gjithashtu thotë se diskutimi i shkurtër me familjen dhe miqtë kur do të keni mundësi të flisni në të ardhmen mund të parandalojë që njerëzit të ndihen të lënë pas dore ose të irrituar.

“Është në rregull nëse nuk doni t’i përgjigjeni thirrjeve ndonjëherë, kur ndiheni shumë të ngarkuar”,- thotë Kim. “Menaxhimi i kohës është një aftësi e ndërlikuar për shumë njerëz. Çelësi është të jeni të fokusuar dhe të organizuar sa më shumë që të mundeni dhe të dini të komunikoni kufijtë tuaj.”

Rokach, ndërkohë, shpreson që pasi situata të kthehet në normalitet, ne do të kujtojmë se si i dhamë përparësi lidhjes me njëri-tjetrin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!