Shaban Xani është një ndër emër i komentuar së fundmi në rrjet. Arsyeja lidhet me një fotot e tij nga koha e luftës në Kosovë, e cila u gjet në arkivin e KFOR.
Në një lidhje nga Prishtina, ai ka treguar në ABC e Mëngjesit si është realizuar foto, emocionet e atij momenti dhe njëkohësisht frikën e ndjerë.
“Fotoja është bërë virale, pasi ka ardhur te unë. Pastaj edhe më shumë, pasi më kanë kontaktuar shumë persona.
Pasi i tregova foton, prindërit ishin në shtëpi dhe u entuziazmuan, pasi kur e realizova këtë foto ishte edhe gjyshi im i cili nuk jeton më.
Edhe pse ka qëne koha e verës kur ka qenë bërë fotoja, nuk kishim rroba të tjera pasi na ishin djegur nga lufta.
Ç’ka mbaj mend shumë mirë është se një ushtar i KFOR më kapi prej faqes ishte një ndjenjë e frikshmi, ai më buzëqeshi dhe më dha dorën. Por ai ma ktheu gëzhojën tek shkronjat, në atë kohë nuk e dija asnjë gjuhë përveç shqipes, po tani kam kuotuar që janë cirilike, pra rusishte. Një emocion i papërshkrueshëm, për mua edhe tani kur e kujtoj”, tha Zani.l.k/abcnews.al