Si duket Kabuli një ditë pas pushtimit?

schedule09:00 - 16 Gusht, 2021

schedule 09:00 - 16 Gusht, 2021

Sipas një raporti, një ditë pasi talebanët morën në kontroll kryeqytetin e Afganistanit dhe shpallën fitoren, rrugët e Kabulit janë të zbrazëta dhe të shkreta. Shumë dyqane qilimash dhe stoli, si dhe kafene të vogla në rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur.

Pronarët e bizneseve thanë se kanë ndërmarrë këtë hap për të mbrojtur mallrat e tyre.

“Unë jam në gjendje shoku. Talebanët që hynë më trembën, por (Presidenti Ashraf) Ghani duke na lënë të gjithëve në këtë situatë është treguar më i ligu, tha një pronar dyqani për Reuters.

Banorët thanë se zyrat qeveritare janë bosh dhe distrikti i ambasadës jo shumë larg aeroportit të Kabulit është plotësisht i shkretë, me diplomatë dhe familje që largohen nga vendi. Talibanët kanë deklaruar se njerëzit do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e përditshme së shpejti dhe një udhëheqës  tha për Reuters se “do të vazhdojë jeta normale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!