Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, ku priten të mbërrijnë dozat Pfizer është pyetur nga gazetarët edhe për mënyrën si do të zhvillohet fushata elektorale.
Rama kërkoi dialog nga partitë opozitare për të gjetur një mënyrë sesi do tëbëhet fushata në këtë periudhë të vështirë. Ndër të tjera kryeministri tha se partitë politike duhet të merren vesh me njëra-tjetrën dhe të respektohen masat që do të vendosen, duke u konsultuar edhe me ekspertët.
Duke iu referuar situatës aktuale, kreu i qeverisë u bëri thirrje pronarëve të lokaleve që të mos hapin dyert për politikanëve sepse gjoba paguhet nga vetë ata.
Lexo edhe: Vaksina ruse apo kineze? Rama lë derën hapur: Kurrë mos thuaj kurrë, janë të suksesshme
“Nuk duhet tju hapin dyert se janë ata që paguajnë. Janë ata që rrezikojnë që tu mbyllet biznesi fare. Kur menndon që biznesi, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Unë dua t;ju kuptoj të gjithë kolegëve të mi që nuk na duhen ato që humbasin nga kontakti me më shumë se dhjetë vetë përballë shëndetit të njerëzve. Në djall vafshin të gjitha. Prandaj personalisht nuk bëj në asnjë moment kapërcime të kësaj vije.
Është një sfidë shumë e madhe dhe unë po mendoj se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësire shukmë të ngushtë njezirllëku në arenë politike që forcat politike të merren vesh që çfarë do bëjmë dhe si do ia bëjmë deri në 25 prill. Është automatike që çdo shtrëngim masash do të interpretohet si reagim diktatorial i Edi Ramës. Nuk është problemi i kostos personale, por është problemi i efektit.
Jemi duke e diskutuar do shikojmë nëse gjejmë ndonjë rrugë që të merremi vesh, duke iu referuar edhe ekspertëve. Le të flasin edhe ekspertët e tjerë, le të kemi një ide të përbashkët si do të zhvillohet kjo fushatë. Kush do jenë kornizat e komunikimit me publikun dhe të gjithë t’i zbatojnë rregullat që do bien dakord vetë. Nëse do bëjmë diçka për këtë do ishte mirë për të gjithë”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al