Sondazhi Zëri i Shqiptarëve mori mendimin e qytetarëve për mbështetjen aktuale për partitë politikë në Shqipëri.
Mbështetja për partinë qeverisëse, PS, ka një rënie më 1%, brenda marzhit të gabimit, duke e çuar në 44%, 8 pikë më poshtë se zgjedhjet e 11 majit.
Kurse përjashtimet e selisë blu, nuk e ndihmojnë Berishën. Rekord negative për rënien e mbështetjes për PD tashmë ka shkuar në 22%.
Partitë e reja janë në pragun e zhdukjes, kurse mbështetja për lindjen e një partie të re politike në Shqipëri tashmë ka kaluar 30%-shin, ose përkthyer ndryshe 1/3 e shqiptarëve nuk i besojnë më asnjë partie politike në Shqipëri, por duan një të re.
Megjithëse, në këtë rast, shumica e shqiptarëve që i janë përgjigjur këtij sondazhi, janë tifozë.
KAMPIONI: 1560 banorë të rritur të vendit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.4%.


