SHQIPËRI– Sa i përket politikës brenda në Shqipëri, Partia Socialiste për herë të parë ka kapur nivelin më të ulët të mbështetjes prej zgjedhjeve të 11 majit. 43.2%.
PD nga ana tjetër, ka një rritje minimale prej 0.3% brenda marzhit të gabimit, por sërish mbetet në nivelet e 22%, sipas sondazhit të publikuar në “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.
Asnjëra nuk rrezikon njëra-tjetrën sado që bien, por në mes qëndron diçka e panjohur, e re, e palindur ende, një parti të re që ndonëse nuk ekziston, shqiptarët i japin mbështetje në 32%, duke rrezikuar pozitat e mazhorancës socialiste, dhe mbijetesën e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.
Metodologjia e sondazhit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%./abcnews.al


