Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS, merr 48.2%

schedule23:01 - 23 Shkurt, 2026

schedule 23:01 - 23 Shkurt, 2026

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, qytetarët u pyetën se si do të votonin nëse zgjedhjet mbahen sot, dhe përgjigja e tyre është se partia që udhëheq është Partia Socialiste.

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot?  Sondazhi: PS merr 48.2 %, ndërsa PD merr 25.2%. Ajo që vihet re është se Partia Socialiste ka një rritje të ndjeshme ndërsa Partia Demokratike ka një tkurrje.

Mes vizitës në Washington tek Trump dhe molotovëve të vetmisë në Tiranë, PS e Edi Ramës u rrit gjatë javës me 0.7%, kurse PD u rrëzua po me 0.7%.



Të dyja brenda marzhit të gabimit, por nëse një PS në mandat të katërt qeverisës po rikthehet në kuotat e zgjedhjeve të fundit të 11 majit, PD pas 13 vitesh opozitë ka humbur 8% të mbështetësve brenda vitit.

Një sinjal i fortë se shqiptarët kësaj radhe në masë, e besojnë vërtet se e shkuara e PD nuk i sjell më të ardhme.

Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!