Ndërkohë që lëvizja në botë po kufizohet gjithnjë e më shumë, është e vështirë të imagjinohet se si do të duket udhëtimi kur e gjitha kjo të ketë mbaruar.
Shkalla mbresëlënëse globale e pandemisë së koronavirusit e bën atë veçanërisht shkatërruese, por industria e udhëtimeve është rikthyer nga krizat e kaluara dhe ekspertët besojnë se do të rikthehet edhe këtë herë.
“Njerëzit nuk kanë ndryshuar dëshirën për të shkuar në vende të ndryshme, por domosdoshmërisht do të jenë shumë më të kujdesshëm për atë që bëjnë.”- tha Adam Blake, një profesor i ekonomisë dhe drejtues i kërkimit në Departamentin e Turizmit dhe Mikpritja në Universitetin Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar.
“Dhe ata do të kërkojnë të binden që udhëtimi është i sigurtë dhe do të duan t’i shohin vetë ndryshimet aktuale fizike të bëra për një udhëtm më të sigurtë.”- shtoi ai.
Tani për tani, ne nuk e dimë se kur ose si do të kalojë pandemia. Por pasi të përmirësohet kriza e shëndetit publik, udhëtarët gjithashtu do të duhet të shohin rënie të çmimeve që të lëvizin përsëri, thonë analistët. Këtu janë 8 gjëra që udhëtarët do të kërkojnë të shohin për të udhëtuar përsëri.
1.Lundrimet do të jenë shumë të lira
“Udhëtarët që ndihen rehat me të lundruarit, do të gjejnë çmime shumë të lira me rinisjen e linjave të anijeve.”- tha Christopher Anderson, profesor i biznesit në Shkollën e Hoteleve të Universitetit Cornell në Ithaca, New York.
Sfida do të jetë në tërheqjen e klientëve të rinj për udhëtime, “e cila do të jetë thelbësore për mbijetesën”, tha ai, pas titujve rreth shpërthimeve të koronavirusit në anije. Anderson tha se anijet e reja që po ndërtohen, të cilat do të kenë një kapacitet më të vogël për udhëtarët, mund të jenë një zgjidhje e mirë për të tërhequr klientë.\
2.Pastërtia do të rritet shumë.
“Të gjithë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lundrim, strehim apo hotel, do të duhet të ndryshojnë mënyrën se si monitorojnë dhe pastrojnë mjedisin me të cilin ndërveprojnë konsumatorët, në mënyrë që të rrisin nivelin e tyre të rehatisë”,- tha Anderson. Dezinfektuesit e duarve do të jenë kudo dhe të gjitha sipërfaqet do të dezinfektohen për t’u treguar klientëve se sa të sigurtë janë.
3.Hoteleve do t’ju duhet të komunikojnë qartë procedurat e pastrimit për turistët
Normat e hoteleve në SH.B.A. u ulën me 30% javën e 21 Marsit, sipas Freitag, dhe “tarifat patjetër do të zbresin para se të rikthehen”. Ai nuk parashikon rrëzimin e ndonjë segmenti të industrisë së hotelerisë në SHBA, por do të ketë ndërprerje, që në shumë raste do të jenë të padukshme për mysafirët.
4.Udhëtarët mund të ndihen më të sigurtë në hotele.
Anderson thotë se një shpëtim për të ardhurat e hoteleve mund të jetë jorehatia e udhëtarëve në banesa me qira, sepse këto prona mund të kenë vështirësi për të arritur standardet e pastrimit.
5.Do të kërkohen aeroplanë me pak pasagjerë.
“Njerëzit do të jenë më rehat nëse udhëtojnë në ajër, nëse aeroplanët nuk janë plot”,- tha Anderson. “Nëse duam vërtetë ta kthejmë këtë, linjat ajrore duhet të fluturojnë me vende të zbrazëta dhe me çmime në mënyrë dramatike më të ulëta se sa kemi pasur verën e kaluar,”- tha ai.
6Udhëtimet për biznes mund të nxisin rimëkëmbjen për linjat ajrore.
“Unë besoj se njerëzit kanë nevojë për ndërveprim dhe është e mundur që për shkak të një pause të zgjatur në marrëdhëniet e rregullta të biznesit, mund të rifillojnë udhëtimet ajrore.”- tha ai.
7.Udhëtarët e linjës ajrore do të kenë më shumë fleksibilitet në rezervime
Anderson pret që linjat ajrore do të vazhdojnë të jenë më pak të rrepta me anulimin dhe ndryshimin e tarifave, për një periudhë kohe.
8.Rritja e qëndrueshmërisë është një humbje e mundshme.
Turizmi, udhëtimi i qëndrueshëm dhe mjedisi, ishin ndër temat më të diskutuara të udhëtimit përpara përhapjes së koronavirusit.
“Ne mund t’i rikthehemi kësaj në një mënyrë shumë më të përgjegjshme dhe etike kur të përfundojë kjo krizë,”- tha Peter Greenberg./abcnews.al