Festivali i 59-të i Këngës është një ndër eventet që nuk është anuluar si pasojë e pandemisë, por do të mbëhet duk iu përshtatur kushteve për të mos lejuar përhapjen e Covid-19. Në një deklaratë, stafi drejtues i festivalit ka bërë me dije se “festivali do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të diktuara nga pandemia dhe moti”.
Drejtues të këtij edicioni do të jetë aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj. Këtë vit, evenimenti do të mbahet në mjedis të hapur, në sheshin “Italia” në Tiranë, ndërsa performancat nuk do të realizohen me më shumë se 7 persona në skenë, përfshirë dhe interpretuesin.
View this post on Instagram
“Interpretuesit kanë mundësi të përcjellin këngën e tyre artistikisht, nëpërmjet performancave që do të lejojnë jo më shumë se 7 persona në skenë, përfshirë interpretuesin, duke respektuar protokollin e masave anti-covid të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Festivali do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të diktuara nga pandemia dhe moti.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /abcnews.al