Si do të llogaritet tatimi mbi profesionet e lira? Çelmeta: Janë marrë të gjitha masat. Dhamo: Ligji krijon pasiguri!

schedule20:24 - 26 Prill, 2024

schedule 20:24 - 26 Prill, 2024

Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Rozana Çelmeta, Drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, foli për tatimin e profesionistëve të lirë.

Gjatë kësaj intervistë ajo shpjegoi se si do të llogaritet tatimi mbi profesionet e lira, duke theksuar se ligji e përcakton qartë mënyrën se si do të përllogaritet skema.

Nga ana e tij eksperti kontabël Sotiraq Dhamo, u shpreh i shqetësuar për faktin se sipas tij ligji në fjalë krijon pasiguri, duke shtuar se nuk është bërë një punë e mjaftueshme.

Pjesë nga biseda:

Rozana Çelmeta: Ligji e përcakton mënyrën se si duhet të përllogarite skema e parapagimeve të kësteve për tatimet mbi të ardhura. Përllogaritja bëhet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në periudhën paraardhëse. Nuk jemi aspak në terma të nxitimit për të tatuar shërbimet profesionale, por jemi vetëm në terma të zbatimit të ligjit. Jemi përpara një ligji që është miratuar në fund të marsit të vitit të shkuar. Efektet e tij fillojnë nga janari i 2024. Janë marrë të gjitha masat për të informuar këtë kategori tatim paguesish

Sotiraq Dhamo: Një pjesë e mirë mendonin se nuk do të ishin subjekt i kësaj liste., Por duhet të themi që profesionet e lira dhe shërbimet janë gjëra krejt të ndryshme. Pra jo çdo person që kryen një shërbim në mënyrë të përsëritur është profesionist i lirë. Kjo nuk është e vërtetë. Ligji vetë krijon edhe pasiguri, pra krijohet konfuzion. Psh, unë që kam vetëm një klient mendoja që 15% dhe kur me vjen parapagimi thotë fitimi juaj është kaq, pra krijon paqartësi. Ligji nuk njeh tatim të thjeshtuar, krijon konfuzion. Si do të jetë kur të vetëpunësuarit krijojnë edhe një aktiviteti shërbimi dhe një aktivitet tregtar.

Rozana Çelmeta: Ajo që mund të sqarojmë sa i takon kategorisë së të ardhurave, kjo është diçka që ligji e ka të parashikuar. Është një nen i konsideruar si ne antishmangie. Sa i takon të vetëpunësuarve dhe të punësuarve që kanë pasur skema të ndryshme taksimi. Të vetëpunësuarit nuk kanë pasur, ndërsa të punësuarit paguajnë tatim., Do të doja të shmangia komente në nivelin makro. Jemi përpara një ligji që është miratuar në Parlament. Ne jemi institucion ligjzbatues dhe do të duhet të gjejmë të gjitha format e duhura, dhe mënyrën më të mirë që çdo tatim pagues të marrë në mënyrë të drejtë atë që meriton.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!