Si do të funksionojë skema e pensioneve? Hado: Qytetari zgjedh vetë se ku do ta marrë shumën e parave në Itali apo Shqipëri

schedule20:31 - 6 Shkurt, 2024

schedule 20:31 - 6 Shkurt, 2024

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka zbuluar në “Real Story” se si do të funksionojë skema e pensioneve pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai ka deklaruar se qytetari zgjedh vetë se ku do ta marrë shumën e parave në Itali apo Shqipëri.

Sipas Hados, secili shtet do të paguajë pensionin në bazë të legjislacionit të vetë.

“Parimi i kësaj marrëveshje, është trajtimi i barabartë i qytetarëve, që do të thotë çdo shqiptar që është rezident ose ka paguar kontribute do të trajtohet njëlloj si një italian. E njëjta gjë do të vlejë dhe për italianët që do të punojnë në Shqipëri.

Parimi i dytë është ai që i leverdis më shumë shqiptarëve, do të thotë që çdo vit kontributiv, pavarësisht se është realizuar në Shqipëri apo në Itali, do të merret në konsideratë, por ka një gjë që secili vend do të llogaris objeksionin bazuar në pagat që ka paguar në vendin respektiv, që do të thotë në rastin e Karlos do t’i llogaritet pensioni në Shqipëri siç do të më llogaritet juve dhe mua, edhe për periudhën që ka punuar në Itali do t’i llogaritet në varësi si ka punuar atje. Do të marrë aq sa kontribute ka punuar në Shqipëri dhe aq sa ka punuar në Itali, në një farë mënyre do të paguhet një pjesë nga pala  italiane dhe një pjesë nga pala shqiptare”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!