Si do të funksionojë policia vullnetare (Video)

schedule12:40 - 3 Tetor, 2019

schedule 12:40 - 3 Tetor, 2019

Policimi vullnetar është nisma e re e qeverisë. Këtë të enjte, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, gjatë një konference për mediat bëri publike të tjera detaje rreth funksionimit të policisë vullnetare.

Ajo tha se personat që do të jenë pjesë e kësaj policie nuk do të paguhen, pasi është e bazuar në vullnetarizëm. Për sa i përket pjesës së përzgjedhjes, Kuko tha se personat do të trajnohen dhe në fund do të certifikohen.

Gjithashtu ata do të jenë të pajisur me një unifomë e cila ka shenjat e saj dalluese.

“Lidhur me pjesën e pagesës së tyre e thotë vetë fjala  është policia vullnetari dhe është i bazuar tërësisht në vullnetarizëm. Pra është një shërbim që kryet pa pagesë. Është një shërbim që kryhet nga qytetarët që duan të angazhohen në shtimin e sigurisë sidomos në komunitetet dhe në lagjet ku ata banojnë. Lidhur me pjesën e përzgjedhjes, me trajnimin e tyre, do të ketë… ne kemi miratar kuadrin e përgjithshëm për organizmin dhe funksionimin e policisë vullnetare. Hapi i dytë do të jetë një akt që do jetë urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm, i cili do të përcaktojë të gjitha detajet, duke filluar nga momenti i aplikimit, tek momenti i trajnimit, momenti i certifikimit dhe pastaj deri tek momenti i angazhimit të tyre”, tha Kuko.

Por si është menduar procesi i aplikimit?

“Secili person dhe individ që do dojë të aplikojë për t’u bërë polic vullnetar do duhet të japë një kërkesë tek drejtoria vendore e policisë e vendit ku banon. Specifikisht në Tiranë kemi 6 Komisariate. Më pas do të ketë një testim në Akademinë e Sigurisë  për aftësitë fizike, intelektuale, etj. deri në nivelin që kërkohet. Pasi kalohet testi i parë do të bëjnë një trajnim të specifikuar në Akademinë e Sigurisë ku do të certifikohen si policë vullnetarë. Ka një benefit, patjetër që nuk ka pagesë si shërbim, por ka një benefit sepse në fund të ditës je një person i certifikuar për të ushtruar këtë shërbim. Ne kemi projektin e oficerëve të policisë në shkolla. Ne e kemi testuar idenë e ofrimit të sigurisë në publik nga civilë. Këta persona nuk do kenë mundësi të arrestojnë të kryejnë hetime. Ajo është diçka që i përket ekskluzivisht Policisë së Shtetit”, tha Kuko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!