S’i del llogaria, LSI distancohet nga PD? Haxhinasto: Dyfishimi i të ardhurave, jo premtim i yni

schedule23:57 - 1 Shkurt, 2021

schedule 23:57 - 1 Shkurt, 2021

Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro, PD-ja e premton 10 mijë euro.

Por çfarë mendon aleati kryesor i PD, LSI-ja? Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në ABC u distancua nga premtimi i PD-së, ku u pyet nëse i dilte llogaria që të realizohej ky premtim nëse fitojnë zgjedhjet dhe bashkëqeverisin për dy mandate me të djathtën.

Ne një llogari të tillë nuk e kemi thënë, nuk e kemi bërë. Kur të bëjmë programin e përbashkët, patjetër do të angazhohemi për gjithçka që do të konkludojmë në programin e përbashkët” tha ai.

Por, jo vetëm LSI, edhe PD-ja e shikon si premtim pa afat dyfishimin e të ardhurave. “Nuk ka afat. Ai është synimi i madh që në 2030 Shqipëria të ketë dyfishim” tha Florion Mima pak ditë më parë në ABC./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!