S’i del inati me vonesën, Brukseli i thotë “JO” 100 milionë vaksinave AstraZeneca

schedule17:00 - 22 Prill, 2021

schedule 17:00 - 22 Prill, 2021

Brukseli njoftoi se nuk do të marrë 100 milionë dozat e vaksinave nga AstraZeneca. Pakti mes BE dhe AstraZeneca-s parashikonte një total prej 400 milionë dozash të vaksinës që do të shpërndahen në 27 shtetet e saj anëtare, nga të cilat 100 milionë do të dorëzoheshin vetëm nëse KE rinovonte kontratën, por ka vendosur që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Arsyeja? Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave të saj kundër koronavirusit në BE, tha sot një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi vuri në dukje se Komisioni po shqyrton të gjitha mundësitë dhe vendimet përfundimtare do të merren në konsultim me 27 Shtetet Anëtare të BE-së./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!