“Si boss dhe miliarder“, Eva Alikaj zbulon se si Ermal Mamaqi e refuzoi për serialin e tij: S’të llogarit fare

schedule17:26 - 10 Korrik, 2022

schedule 17:26 - 10 Korrik, 2022

Aktorja Eva Alikaj ka zbuluar së fundmi një bisedë që ka zhvilluar me Ermal Mamaqin, ku i ka kërkuar që të marrë pjesë në serialin e tij H.O.T por e ka refuzuar. Në deklaratën e saj, aktorja nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke iu referuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë ‘Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.’ Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni.

Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre.

Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. E njëjta gjë të ndodh dhe në Teatrin Kombëtar. Kërkon rol dhe nuk të japin.

Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kam shpirt, temperament, talent dhe pasion. Kur them unë janë edhe të tjerë.” tha ajo në një intervistë për emisionin “N’kohë”. /abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!