Si asnjëherë tjetër, Elgiti bën dedikimin prekës për Klean dhe të voglin e tyre

schedule20:15 - 28 Janar, 2021

schedule 20:15 - 28 Janar, 2021

Pak ditë më parë, Klea Huta pozoi për revistën “Global Woman”. E veshur me të bardha, duke qëndruar si një perëndeshë e vërtetë, Klea shihej teksa ushqente me gji të voglin e saj, Krid, një foto që padyshim rrëmbeu vëmendjen e fansave të saj. Vetë Klea ndau disa nga fotot që realizoi për revistën në profilet e saj sociale, ku shkruante: “Zoti është një grua”.

Këtyre fotove nuk i ka rezistuar dot as Elgiti, i cili ka rispostuar njërën prej tyre në Instastory. “Piktura e jetës time”, janë fjalët e ëmbla që ka shkruar artisti krahas fotos.  Klea dhe Elgiti mirëpritën Kridin me 4 Qershor të vitit që lamë pas. Dyshja ka treguar më parë se edhe pse njiheshin që në fakultet, ‘shkëndija’ e parë dashurisë së tyre nuk ishte shkruar të ndodhte aty, por vite më vonë.

Ata kanë rrëfyer se historia e tyre e dashurisë ka lindur gjatë bashkëpunimit për këngën e Kleas dhe Alar Band, “Amla”. “Klean e kam njohur që në Akademinë e Arteve, por e kisha humbur mundësinë për ta takuar dhe ishin çunat e Alar Band që thanë do bëjmë këngë me Klea Hutën dhe thash tak erdhi dita.”, u shpreh Elgiti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!