Në finalen Style Star 2, juria është mjaft speciale. Për herë të parë në televizionet shqiptare ulen në një juri së bashku Popi Kola dhe Arilena Ara.
Popi, një personalitet i medias shqiptare kësaj radhe vjen edhe në cilësinë e Producentit Artistik të Style Star. Ndërkohë Arilena, diva e muzikës pop ulet në jurinë e Style Star si një nga personazhet më të suksesshëm në çdo dimension, ku së fundmi ka shkëlqyer edhe si moderatore në emisionin investigativ ‘Piranjat’.
Si je ndierë këto javë në Style Star?
“Kam bërë gjënë që kam dashur. Më është ofruar terreni që unë e dua më së shumti, i cili është televizioni dhe spektakli. Nuk do ta kisha bërë kurrë nëse nuk do ishte pa ty, pa dy yjet atje dhe pa televizionin i cili më mirëpriti dhe më ofroi këtë komoditet të madh. Faleminderit shumë”- u shpreh Popi./abcnews.al