Flamujt gjermanë në protestën e dhunshme, nuk e ndihmuan Sali Berishën, pasi Gjermania i ka dhënë shuplakë kreut të PD, lidhur me dhunën nga militantët e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada gjermane në Tiranë deklaroi se dhuna në protesta është e papranueshme.
Ambasada thekson se protesta është e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por se ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve.
Ndër të tjera, ambasada gjermane i bën thirrje Berishës të distancohet nga dhuna.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në deklaratë./abcnews.al


