Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adoleshentët shqiptarë vuajnë nga ankthi/ Grupmosha 11-15 vjeç përjetojnë shqetësime mendore çdo javë

schedule15:21 - 1 Mars, 2026

schedule 15:21 - 1 Mars, 2026

Stresi e ankthi janë kthyer në sfidë për shumë prej adoleshentëve në vendin tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 39% e moshës nga  11- 15 vjeç  raportojnë të paktën  një herë në javë  shqetësime si dhimbje koke,  stomaku,  nervozizëm, ndjenjë irritimi apo vështirësi për të fjetur.

Ankesat sipas   OBSH janë tregues të problemeve të shëndetit mendor dhe mirëqenies sociale që lidhen kryesisht me presionin social.



“Ndjehen në presion social edhe nga mjedisi virtual, por dhe nga mënyra si e shohin ata veten, njëri tjetrin, jetën dhe mjedisin ku jetojnë.

Adoleshentët para se të kenë model një mësues, një prind, një shok që ka arritje shohin një ndikues personazh   nga bota virtual që përlavdëron pasurimin e shpejtë. Adoleshentet kur shohin se nuk e mbërrijnë këtë, tek ata krijohet ndjenjë pesimizmi, pezmatimi për vetë, për aftësitë”, thotë sociologia, Entela Binjaku.

Shqetësime shëndetësore   që   lidhen me mirëqenien dhe shëndetin mendor më tepër shfaqin vajzat me rreth   gjysmën e adoleshenteve ose 47% sipas OBSH dhe  më pak  djemtë me 1/3 ose  30%.

“I kërkohet të jetë brenda rregullave, ku aspekti fizik të jetë i përkryer, mos jetë poshtë të tjerëve. Edhe në mjedisin virtual e etiketuar, pre e sulmeve më shpesh   është po kjo gjini.  Nëse një brez i mëparshme bindej nga kultura e prindërve, edukimi i prindërve, brezi in15- 16 vjeçarëve si bind dhe aq shumë. Ata kërkojnë vazhdimisht risi, argument, dhe kur si gjejnë këto elementë ndjehen të trishtuar, pakuptuar, pesimistë”, shprehet ajo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për më shumë mbështetje psikologjike nëpër shkolla ndërsa specialistët   këshillojnë përfshirjen e adoleshentëve në aktivitete në natyrë dhe largimin nga mjedisi virtual.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!