Nga Ledjona Xheladinaj
Të infektuarit në fshatin Prodan ose ata që e kanë kaluar Covidin tregojnë eksperiencat e vështira për t’u kuruar. Çifti i bashkëshortëve Murati është negativizuar por po vuajnë ende pasojat.
Mjekimet i kanë marrë me lekë në dorë. Me para janë ndihmuar nga fëmijët që i kanë në emigracion.
Edhe një banor që ka qënë i infektuar me Covid, tregon prej mungesës së shërbimeve shëndetësore është detyruar të gjejë zgjidhje tek privatët.
Banorët e këtij fshati kanë në thirrje për kryeministrin.
“Kemi vetëm një mjek në Ersekë dhe ai në pension. Edi Rama e di. Të na sjellin mjekë”, shprehen ata.
Në fshatin Prodan jetojnë rreth 20 familje kryesisht janë të moshuar pasi të rinjtë kanë emigruar./mv.abcnews.al