Shumëfishohet gjoba për ata që kapen pa rrip sigurimi, e pëson edhe shoferi që s’disiplinon pasagjerët

schedule14:44 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:44 - 11 Shtator, 2020

Kuvendi i Shqipërisë pritet që të ndryshojë Kodin Rrugor duke forcuar masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Mes shumë ndryshimeve që parashikohen që të bëhen është edhe rritja e vlerës së gjobës.

Kështu nëse më parë gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurimit ishte deri në një mijë lekë, tani shkon deri në 15 mijë lekë. Plus që e pëson edhe shoferi nëse ka pasagjerë në makinë që nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit dhe gjoba parashikohet nga 1-3 mijë lekë.

ESHTE

Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

PROPOZOHET

Kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

/db/Abcnews.al