Shumë zëra për një largim të mundshëm të Paul Pogba nga Manchester United, por mesfushori francez ka pranuar sot se nuk ka asnjë dyshim se ku është e ardhmja e tij dhe cilat janë objektivat që do të synohet të arrijë sapo të rikthehet futbolli.
“Nuk e kam ndërprerë stërvitjen as në shtëpi dhe mezi po pres të rikthehemi në fushat e blerta. Ky izolim është u vështirë, por duhet të qëndrojmë të motivuar, nuk ka alternativë tjetër. Jam stërvitur rregullisht dhe i kam të qarta objektivat e mia. Kam qëndruar për shumë jashtë fushave dhe tani, po pres vetëm për momentin tim”, u shpreh francezi, i cili pati dhe disa këshilla për lojtarët e Akademisë së Manchester United, Akademi nga e cila ka dalë dhe vetë vite më parë.
“Për të gjithë lojtarët e rinj të Akademisë, dua t’iu them të qëndrojnë të sigurt në shtëpitë e tyre, të mos rrezikojnë me shëndetin e tyre. Por, puna nuk duhet ndaluar. Nuk ka justifikime, pompa dhe muskuj barku bëjmë të gjithë, jo vetëm në shtëpi, por kudo”, përfundoi kampioni i botës intervistën e tij për SkySport./abcnews.al
“For myself, I have been out for a long time as well, so for me I just want to come back playing football.”
— Sky Sports (@SkySports) May 3, 2020