Shumë titullarë të pezulluar, situata në klubet e Superiores

schedule13:29 - 8 Shkurt, 2021

schedule 13:29 - 8 Shkurt, 2021

As këtë javë nuk do të mungojnë të pezulluarit në Superiore. Janë nëntë futbollistë që nuk mund të luajnë në ndeshjet e para të fazës së tretë, për shkak të kartonëve të verdhë ose të kuq.

Vetëm njëri prej tyre, Ardit Krymi, mund t’ia hedhë duke e shlyer dënimin me gjobë (1 milion lek). Ndryshe situata për Mevlan Adilin, të cilin Vllaznia nuk do e ketë në ndeshjen me Apoloninë.

Këta të fundit nuk llogarisin mesfushorin Erisildo Smaçi, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Laçi është ekipi më i penalizuar, pasi trajneri Duro nuk do të ketë në dispozicion Erhun Obanor dhe kapitenin Aleksandar Ignjatovic.

I pari u ndëshkua me karton të kuq, kurse serbi me të verdhë. Bylisi, kundërshtari i radhës, nuk do ketë në dispozicion mbrojtësin Franc Ymeralilaj.

Partizani këtë javë ka të pezulluar mesfushorin Rron Broja, kurse Kastrioti nuk llogarit mbrojtësin Silvester Shkalla. Me të verdhë këtë javë është edhe Alfred Mensah i Skënderbeut. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!