Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shumë rivalë për titullin/ Ish-trajneri i njohur Hysen Dedja, parashikim për Superligën

schedule13:00 - 25 Gusht, 2025

schedule 13:00 - 25 Gusht, 2025

Fillimi nuk është i plotë, e janë luajtur vetëm katër ndeshje. Gjithsesi, kaq i ka mjaftuar një specialisti të futbollit si Hysen Dedja, që të nxjerrë një përfundim.

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri kampion shkodran, që goditi topin e parë në ndeshjen e parë të sezonit, Vllaznia-Egnatia, nuk pret një garë vetëm me 3 pretendentë, ndërsa flet për ABC Neës.

“Po të shikosh 6 apo 7 skuadra nga 10 kanë hyrë me synimin..si mund ta lëmë Flamurtarin me atë organizim që ka bërë. Elbasani, si mund të lesh jashtë Partizanin, Vora, pavarësisht humbjes paraqiti lojë dinjitoze. Rivaliteti ka për të qenë i fortë.”

Si iu dukën Vllaznia dhe Egnatia, dy nga kandidatët për titull?

“ Ishte një lojë nga të dyja, mbi mesatare. Paraqitje shumë e mirë e Vllaznisë, ishte një shans i shortit që të luanin me një skuadër kampione në fuqi. Vllaznia kishte më tepër dëshirë dhe cilësi për fitore dhe ia arriti”.

Po Tirana, rekordmene e titujve që këtë vit ka bërë “transfuzion”?

“ Kur skuadra ndërrohet në 95% të grupit është shumë e vështirë. Tirana si emblem duhet ta përmendja që në fillim që është ndër pretendetet kryesore por duke patur këto probleme nuk e përmenda. Është shumë e vështirë që të bëjnë një grup që të pretendojnë për titullin kampion”.

Dinamo e Vllaznia, duket se ishin mirë këtë vit në Europë.

“Ne takohemi me skuadra sot, të nivelit poshtë nesh apo baraz me ne. kemi mundësi që të kalojmë turret paraeleminatorë.  Duhet të forcojmë këtu kampionatin, por hapat janë shumë të vegjël”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!