Shumë qytete në të gjithë SHBA-në mund të bëhen “fantazmë” deri në vitin 2100, shkak shpopullimi

schedule15:27 - 15 Janar, 2024

schedule 15:27 - 15 Janar, 2024

Shumë qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara mund të bëhen qytete fantazmë deri në vitin 2100, sipas një studimi të ri të botuar.

“Afro gjysma e 30,000 qyteteve në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një lloj rënieje të popullsisë”, shkruajnë studiuesit nga Universiteti i Çikagos në Illinois në një artikull të botuar në Nature Cities.

Qytetet e mëdha në verilindje dhe në perëndim tashmë po humbasin ngadalë popullsinë. Ndërsa qytetet në rajonet jugore dhe perëndimore po përjetojnë një rritje të popullsisë, disa qytete të mëdha në Alabama, Xhorxhia dhe Tenesi po shpopullohen ngadalë, zbuluan studiuesit.

Cleveland, Buffalo dhe Pittsburgh po shohin një shpopullim prej 12 deri në 23 për qind deri në vitin 2100, ndërsa qytetet si Louisville, New Haven dhe Syracuse, që aktualisht nuk tregojnë rënie, mund t’i ndodh së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!