Lothar Matthaus thotë gjithmonë atë që mendon. Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit gjerman, është ndalur te Toni Kroos në prononcimin e dhënë për Kicker.
Mesfushori i Real Madrid vendosi të tërhiqet nga “Pancerat” pas përfundimit të Euro 2020, teksa Matthaues nuk ka fjalë pozitive për 31-vjeçarin.
“Nuk kam asgjë personale me Toni Kroos, thjesht nuk më pëlqen stili i tij i lojës. Ai nuk bën më pjesë të mesfushorët e mëdhenj.
Nuk ka lidhje me mungesën e shpejtësisë, e pamë se çfarë bëri Kroos në Euro 2020, ai ka probleme edhe në qarkullimin e topit.
Është i mirë në një apo dy pasimet e para, por kur loja ndizet dhe bëhet e shpejtë, Toni ul ritmin me pasimet e tij“, deklaroi Matthaus. /abcnews.al