Shumë emra për ofensivën e Milanit, një gjerman mes kandidatëve

schedule18:57 - 25 Korrik, 2021

schedule 18:57 - 25 Korrik, 2021

Shumë emra po qarkullojnë për zëvendësuesin e Calhanoglu te Milani. Brahim Diaz mund të luajë në atë rol pasi bën mirë çdo pozicion të repartit ofensiv, por Stefano Pioli kërkon një tjetër mesfushor sulmues.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është Julian Brandt. 25-vjeçari kërkon largimin nga Dortmund, ekip me të cilin ka luajtur në dy sezonet e fundit. Disa ditë më parë u afrua me Lazion, por negociatat u ndërprenë.

Brand, i cili luan edhe në krahun e majtë të sulmit dhe numëron 35 ndeshje e 3 gola me Gjermaninë, është një dëshirë e vjetër e Frederic Massara.

Krahu i djathtë i Paolo Maldinit do të nisë së shpejti bisedimet me verdhezinjtë gjermanë. Sportmediaset shkruan se Brandt mund të zbarkojë në Milano në huazim me të drejtë blerje për rreth 20 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!